Categories Lajme

52-vjeçari në Malësinë e Madhe, godet me lopatë kokës dhe bën për spital një person, arrestohet nga policia

Një 52-vjeçar ka goditur me lopatë në kokë duke i shkaktuar dëmtime të rënda dhe duke e bërë për spital një 56-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me lopatë në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda 56-vjeçarit, banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është arrestuar nga policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Njoftimi i Policisë:

Malësi e Madhe

Goditi me send të fortë (lopatë) në kokë dhe i shkaktoi dëmtime të rënda një 56-vjeçari, pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet autori.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, menjëherë pas marrjes së njoftimit, ditën e djeshme, për një konflikt në Koplik, kanë organizuar punën, kanë mbërritur në vendngjarje dhe në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër, kanë kapur dhe vënë në pranga shtetasin P. Z., 52 vjeç, banues në fshatin Reç, Malësi e Madhe.

Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se 52-vjeçari, ditën e djeshme, në vendin e quajtur “Badra e Mehajve”, Koplik, pas një konflikti të çastit, për motive të dobëta, ka goditur me send të fortë (lopatë) në kokë, dhe i ka shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasit A. K., 56 vjeç, banues në Koplik.

56-vjeçari merr asistencë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME