Categories Lajme

55 vite burg, Shullazi dhe anëtarët e grupit kërcënuan 2 biznesmenë

Emiljano Shullazi dhe 4 anëtarët e grupit të tij janë dënuar me 55 vite burg për zhvatje pasurie, kërcënim e grup të strukturuar kriminal.

Në vendimin e firmosur nga anëtarët e apelit të GJKKO-së, Miliana Muça, Daniela Shirka e Astrit Kalaja, i zbardhur ditës e sotme, ata janë shpallur fajtor për krijim të grupit të strukturuar kriminal dhe për zhvatjen e pasurisë dhe kërcënimin e biznesmenëve Ylvi Beqja dhe Jani Zarka.

Shullazi u arrestua në 2016 bashkë me kushëririn Blerim Shullazi, Gilmando Danin, Endrit Qyqjen dhe Endrit Zelën.

Tre vite më vonë, Gjykata e Shkallës së Parë të Krimeve të Rënda i dënoi me 55 vite burg, katërmbëdhjetë vite vetëm për Shullazin, vendim i cili u apelua.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME