Categories Lajme

57 pasagjere,12 kamionë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në portin e Vlorës, detaje

57 pasagjere,12 kamionë kanë mbërritur mëngjesin e kësaj të marte në portin e Vlorës me tragetin e linjës Vlorë-Brindisi. Shifrat janë të ulta referuar edhe situatës nga pandemia ,ndërkohë që një ditë më parë në drejtim të Italisë janë larguar 46 pasagjere. Aktualisht në portin e Vlorës do të operohet me vetëm një traget në drejtim të Italisë,deri në datën 23 shkurt,referuar edhe faktit se trageti tjetër që kryente këtë itenerar është larguar për të kryer remontin e detyrueshëm.

Nga autoritet portuale kanë konfirmuar se shifrat gjatë kesaj periudhës të numrit të pasagjerëve kanë qenë këto nivele, kjo edhe për shkak të kuzfizimit të lëvizjes për shkak të situatës nga Covid 19. Nga autoritetet portuale në Vlorë ,mësohet se edhe gjatë fundjavës është punuar vetëm një ditë,për shkak se dita e diel ka qenë pushim,por edhe për shkak të motit të keq .

Edhe gjatë fundjavës në Vlorë nga Italia kanë mbërritur rreth 60 pasagjerë,shifra këto që nuk kanë ndryshuar as këtë fillim jave. Trageti i linjës Vlorë-Brindisi do të largohet normalisht sipas itenerarit të martën në mbrëmje nga Vlora,ndërsa do të rikthehet në port vetëm të enjten në mëngjes sipas programit të parashikuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME