Categories Sport

6 gjëra që nuk i dini për Vedat Muriqin

Për çdo vit në skenën e futbollit dalin sulmues të rinjë dhe e kthejnë vëmendjen e botës kah vetja, këtë vit, është Vedat Muriqi i Kosovës ai që po bën çdo medium të shkruaj për të

Njeriu i Fenerbahces është përfolur për një vend te Tottenham, Manchester United apo edhe Ëest Ham, e për ndokënd mund  të ketë qenë hera  e parë që ka dëgjuar për të.

Gazeta Metro më poshtë u sjellë disa gjëra që duhet t’i dini për ‘luanin’ e Përfaqësueses së Kosovës.

1.Muriqi ka tri pasaporta

Vedat Muriqi ka lindur në Prizren dhe tashmë është 25 vjeç. Sulmuesi ka tri pasaporta, kosovare, shqiptare dhe turke.

2. Ai po përshkruhet si ‘mesfushori perfekt’

Disa mediume po e përshkruajnë Muriqin si ‘mesfushorin perfekt’, sidoqoftë, fansat e konsiderojnë atë si sulmuesin e duhur për nje ekip.

3. Muriqin po e krahasojnë me Zlatan Ibrahimovic

Siç e kemi parë në të kaluarën, ndonjëherë nuk ju duhen shumë hapa për të pasur sukses, për këtë vetëm shikojeni Zlatan Ibrahimovic.

Lojtari nuk ka pasur shumë fjalë, por e ka lënë futbollin dhe lojën e tij të flasë për të, e njëjtë, po ndodhë edhe me Muriqin.

4. Luftën e Kosovës, Muriqi e përshkruan si ‘katastrofë’ të cilës i ka shpëtuar

Muriqi ka zbuluar për mediumin turk Sabah, se serbët kanë vrarë shumë persona në fshatin e tij, por për fat, familja e tij shpëtoi dhe iku për në Shqipëri. Këtë, ai e ka quajtur një ‘katastrofë’.

5. Përformanca e tij po konsiderohet më e mirë se Harry Kane

Pas spektaklit që dha në ndeshjen kundër Anglisë, Vedat Muriqi po konsiderohet edhe më i mirë se Harry Kane, madje edhe disa statistika e tregojnë këtë.

6. Muriqi ka luajtur në disa skuadra kosovare, shqiptare dhe turke

Muriqi ka luajtur për ekipe si Liria e Prizrenit, Teuta e Durrësit dhe disa ekipe të tjera turke.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rama reagon pas fitores së Kombëtares në miqësoren me Jordaninë: Kjo Shqipëri të gëzon

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas fitores 4 me 2 të Kombëtares shqiptare përball Jordanisë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Heroi Manaj: sot është një nga ditët më të bukura të jetës sime .Doja të jepja një mesazh më të fortë, por jemi në televizion

Rei Manaj, ishte heroi i fitores ndaj Serbisë, që me golin e tij, i dhuroi…

LEXO ME SHUME