Categories Lajme

6 humbje jete dhe 1549 raste të reja

Gjashtë qytetarë të tjerë humbën jetën në 24 orët e fundit si pasojë e infektimit me Covid-19, duke e çuar në 3,329 numrin total të viktimave që prej nisjes së pandemisë. Tre prej tyre ishin nga Tirana, ndërsa të tjerët nga Durrësi, Saranda dhe Kruja. Të larta mbeten këtë 24 orësh edhe infektimet, pasi thuajse në çdo 3 persona të dyshuar njëri prej tyre ka rezultuar I infektuar me Covid. Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se nga 5662 testime të kryera 1549 qytetarë kanë rezultuar pozitivë.

Bashkitë me përhapjen më të madhe të virusit këtë të enjte janë Tirana me 705 raste, e ndjekur nga Shkodra me 92 raste, Vlora me 70 raste, Durrësi me 67 raste. Në 24 orët e fundit është rritur edhe numri i personave që kanë nevojë për trajtim të specializuar mjekësor. Autoritetet shëndetësore bën të ditur se aktualisht në spitalet Covid po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME