Categories Lajme

“60-70% e aksidenteve, nga sjellja e keqe e shoferëve”, shefi i rrugores tregon pse po vdesin shqiptarët rrugëve

Bilanci tragjik i aksidenteve rrugore në vendin tonë, ku në dy muajt e fundit kanë humbur jetën 35 viktima, janë diskutuar në studion ABC-ja e mëngjesit të Enkel Demit me shefin e sektorit për sigurinë rrugore Skënder Ismaili. Sipas tij 60-70% e aksidenteve rrugore vjen si pasojë e sjelles së keqe të përdorusve të rrugës që janë këmbësorët dhe drejtuesit e mjeteve.

“Ngjarjet rrugore nuk kanë shkaqe, janë një sërë faktorësh që ndikojnë, është arritur në përfundimin se faktori kryesor i ngjarjeve rrugore janë faktori njerëzor. Nëse rruga prek 3-4 %, mjetet 3-4%, pjesën tjetër e zënë përdoruesit e rrugës që janë këmbësorët dhe drejtuesit. Përdoruesit e rrugës duhet të marin masat e duhura kur përdorin rrugën. 60-70% vjen si pasojë e sjelljes së keqe të përdoruesve të rrugës këmbësorë dhe drejtuesit e mjeteve”.

Ismaili thekson se edukimi fillon që në familje, pastaj në shkollë dhe deri te marrja e patentës.

“Edukimi fillon në familje, në shkollë dhe deri në marrjen e patentës”.

Duke folur për aksidentin më të fundit atë tek Ura e Dajanit, Ismaili apelon qyettarët q ëtë tregohen të kujdesshëm.

“Fakti që ka ndodhur në kushtet e errësirës së plotë e bën të vështirë gjetjen e faktorëve. Ky aksident i rëndë tërheq vëmendjen e qytetarëve që të tregohen të kujdeshëm”.

Ndërsa për aksidenti te tuneli i Elbasanit, Ismaili shprehet se drejtuesi ka qenë me shpejtësi shumë të lartë dhe nuk ka ndërmarrë asnjë veprim frenimi.

“Shpejtësia në momentin e përplasjes ka qenë 145 km në orë e mjetit brenda në tunel. Ajo që është për të ardhur keq, është se në vendngjarje nuk kishte asnjë gjurmë frenimi që do të thotë se drejtuesi nuk ka qenë mirë që nuk ka ndërmarrë asnjë veprim tjetër për parandalim”. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME