Categories Lajme

613 kg kokainë në banane, Gjermania nuk e lëshon Arbër Çekajn: Hetim i përbashkët

Gjermania nuk do ta lëshojë lehtë Arbër Çekajn, shqiptarin e arrestuar për 613 kg kokainë të fshehur në kontenierin me banane. Lajmin se Çekaj nuk do të ekstradohet, pro do të hetohet edhe nga pala gjermane, e ka bërë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj pas takimit me me delegacionin e lartë të (BKA) Zyrës Federale Kriminale Gjermane, kryesuar nga Zv.Presidenti Peter Henzler

I pyetur nag mediat se ku janë sot procedurat për ekstradimin e Arbën Çekajt në Shqipëri, ministri Xhafaj tha: “E pranoj se është pyetje interesante. Ishte e pritshme besoj. Ka një ndryshim në këtë. Nuk është çështje ekstradimi më, por është çështje hetimi të përbashkët. Dhe mbetemi këtu sepse nuk më takon mua kjo, por autoriteteve të hetimit, prokurorisë së Krimeve të Rënda, Policisë shqiptare dhe Zyrës përkatëse të Policisë Kriminale Gjermane.”

Ndërsa Presidenti i Zyrës Federale Kriminale Gjermane, Hezler tha: “Gjermania dhe Shqipëria po bashkëpunojnë ngushtë. Ka shqiptarë që jetojnë në Gjermani dhe gjermanë që jetojnë në Shqipëri. Për fat të keq ka që me veprimtaritë e tyre kriminale i bëjnë dëm shoqërisë. Ne kemi oficerë ndërlidhës. Nëpërmjet task forcës speciale bashkëpunimi po merr edhe një shtysë më  të madhe. Bisedat që patëm me ministrin treguan se duhet të nisin përpjekje të reja për të luftuar ata që kryernë veprime kriminale madje t’i konfiskojmë dhe fitimet e arritura.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Të dhënat për ndarjen administrative të trevës së Çamërisë, (Sipas Sami Frashërit)

(Sipas Sami Frashërit) Në verranno e tij ” Enciklopedia historike dhe gjeografike”, bottarga në vitin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndahet nga jeta Agim Minxhozi, emër i njohur i Fizikës

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e djeshme në moshën 77-vjeçare Agim Minxhozi, një prej figurave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ekspertët: Ulja e akcizës s’jep efekt, duhet hequr fare pasi e dyfishon çmimin e naftës

“Sa herë që çmimi i naftës të shkojë në 220 lekë, ne do ta ulim…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjykata italiane lë në burg 15 të arrestuarit e grupit të lidhur me mafian, mes tyre 3 shqiptarë!

Gjykata e Foggia-s në Itali la në paraburgim 14 të arrestuarit e operacionit të javës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr në Kolonjë, digjet stalla me ushqim për bagëtitë

Një zjarr i rënë në zonën e quajtur Pelivor, poshtë fshatit Gostivisht në bashkinë Kolonjë,…

LEXO ME SHUME