Categories Lajme

Ja çfarë do të ndodhë me të papunët nga mbyllja e kazinove dhe basteve

Ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj deklaroi sot në Kuvend se “jemi duke përgatitur një program rikualifikimi për të gjithë ata që do të dalin të papunë nga të gjithë shërbimet në lidhje me industrinë e pikave të basteve dhe kazinove”.

Në fjalën e tij në Kuvend, në interpelancën e thirrur nga kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erion Braçe, lidhur me ligjshmërinë dhe barazinë fiskale në FSHF, ministri Ahmetaj tha se “Shërbimi Kombëtar i Punës menjëherë me materializimin e vendimit të kryeministrit për mbylljen e pikave të basteve ka filluar punën për hartimin e një programi specifik për rikualifikim të detyrueshëm”.

“Vitin tjetër fillojmë një fushatë kualifikimi për të papunët e regjistruar , por jo vetëm, do të rikualifikohen me aftësi, që e ndihmojnë të papunin për t’u paraqitur në mundësinë e intervistës për punë në mënyrë dinjitoze, 63 mijë të papunë të regjistruar e të paregjistruar”, tha Ahmetaj .

Ministri sqaroi se “ndër këta do të dyfishojmë numrin e të kualifikuarve , pra të trajnuarve në formimin profesional me profesione që nga grafik dizajn. Besoj se tek grafik dizajn meqë shumica e punës është me platforma kompjuterike, edhe këtu tek bastet, pjesa e atyre të punësuarve që do të dalin nga bastet të papunë kanë mundësi te rikualifikohen më tej dhe të gjejnë vend pune në industritë e tjera”.

“Iniciativa e kryeministrit për të mbyllur bastet jo vetëm është një platformë për t’u përshendetur, por edhe për t’u mbështetur . Unë besoj se u bënë 25 vite që flasim për baste e lojërat e fatit. Është momenti i duhur, vendimtar për ta ndarë historinë në këtë industri në dy epoka, epoka deri në fund të 2018 dhe pastaj epoka e pastër në 1 janar 2019 e tutje”, theksoi Ahmetaj.

Duke folur për kazinotë dhe pikat e basteve, Ahmetaj tha se “kjo industri fatkeqësisht u kthye në një plagë sociale. Në 40 kompani deri në 2013 të ardhuart në buxhetit ishin 3.7 miliardë , 20 kompani sot të ardhurat janë 5.4 miliardë. Thelbi i propozimit të kryeministrit i materializuar në një ligj , në një draft ligj është në 1 janar do të mbyllen të gjitha pikat e basteve në Republikën e Shqipërisë , nuk do të ketë më pika bastesh”.

“Çështja e kazinove elektronike në qendrat e banuara është vendosur që në 2015, është shtyrë disa herë me ligj me iniciativa deputetësh, por ka ardhur dita që 1 janari 2019 të bëjë një diferencë, ku në Republikën e Shqipërisë nuk do të ketë më pika bastesh dhe nuk do të ketë kazino elektronike”, tha Ahmetaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME