Categories Turizëm

630 mijë turistë në bregdetin shqiptar, ja nga vijnë më shumë

Mbi 630 mijë të huaj kanë vizituar Shqipërinë në qershor, raporton Instituti i Statistikave    Numri i turistëve krahasuar me qershorin e një viti më parë është rritur me 27%, ndërkohë si gjashtë mujor rritja është 11,3 %.

Ato që e kanë mbajtur gjallë turizmin kanë qenë qytetarët e Kosovës, që shënuan një rritje prej më shumë se 55%, ndërkohë përveç turistëve nga Polonia që janë në ulje, të gjithë shtetet e tjera janë në rritje.

Në Durrës është përqendruar më shumë industria e turizmit të organizuar. Operatorët thonë se ulja e lehtë e turistëve nga Polonia lidhet me turistët individual, ndërsa hyrjet përmes agjensive janë të kënaqshme. “Përgatitjet kanë filluar edhe për vitin e ardhshëm”, thotë Sokol Hoxha, i cili punon si agjent turistik. Të dhënat e INSTAT janë vetëm për muajin e parë të sezonit të plazhit në Shqipëri dhe operatorët turistikë në zonën e Durrësit thonë se gjendja është pozitive edhe për muajin korrik dhe prenotimet për muajin gusht. /tch

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Turizëm

“Shqipëria princeshë e re e Lindjes”, Rama: Revista në aeroportin e Parisit mban emrin e Shqipërisë!

Kryeministri Rama ka publikuar në rrjetet sociale disa faqe të një reviste që gjendet në…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Brenda ishullit Sazan: Bunkerët dhe tunelet e Shqipërisë komuniste

Për shumëkënd ishulli Sazan në Vlorë të Shqipërisë ishte mister për dekada. Aty dihej se…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Në Vlorë turistët e huaj nisin plazhin: Ejani shijojeni, është me bukur se Spanja!

Jemi në javën e fundit të muajit mars, por në Vlorë për turistët e huaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Turizëm

Aeroporti Ndërkombëtar i Vlorës pritet të jetë gati pranverën e ardhshme

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës po punohet me ritme të shpejta për të qenë gati…

LEXO ME SHUME
Categories Turizëm

Mediat prestigjoze britanike i bëjnë jehonë turizmit në Vlorë

Daily Express shkruan se Shqipëria pritet për më shumë turistë, The Guardian e liston mes…

LEXO ME SHUME