Categories Lajme

68-vjeçari grek shfaqet i penduar: Kërkoj falje

68-vjeçari grek që vrau me çifte 39-vjeçarin shqiptar në Pire të Greqisë javën e kaluar, do të qëndrojë në paraburgim gjatë hetimeve.

Ky është vendimi që dha sot gjykata greke. 68-vjeçari, sipas mediave të Athinës, u shfaq i penduar për krimin që ka bërë.

“Jam penduar. Kërkoj sinqerisht falje, ishte gabimi më i madh i jetës time. Dhe për këtë duhet të dënohem”, ka deklaruar ai para hetuesve.

Por prokurori i çështjes ka kërkuar ekzaminimin e shëndetit mendor të 68-vjeçarit grek.

Ndërkohë, as avokatja dhe as i autori nuk kanë kërkuar lehtësim të masës së sigurisë dhe nuk kanë shfaqur pretendime lidhur me akuzën e ngritur ndaj tij.

Një sherr për parkimin i mori jetën 39-vjeçarit shqiptar në Pire. Ai u qëllua me çifte nga 68-vjeçari grek. Fqinjët e kanë cilësuar autorin si një person konfliktual edhe me banorë të tjerë të zonës

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Rriten çmimet e karburanteve në Vlorë, arrijnë në 209 lekë për litër

Çmimet e naftës dhe benzinës në qytetin e Vlorës janë rritur mëngjesin e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Telefonata mashtruese nga “banka”/ Ekspertët: Mos jepni të dhëna personale

Nëse ju vjen një telefonatë  dhe  dikush që prezantohet si punonjës banke iu kërkon  të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Kristi Ceka që dhunoi ish-bashkëshorten në Sarandë dhe i vuri pistoletën në kokë kunatit të saj

Detaje të reja janë zbardhur nga incidenti i sotëm në fshatin Shelegar në Sarandë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrjeti i prostitucionit në Shqipëri, AFP: Shumë vajzave të huaja i premtohet vendi i punës, por përfundojnë në burg

“Një numër në rritje grash po tërhiqen nga rrjete kriminale ndërkombëtare në Shqipëri nga vende…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Atentat 39-vjeçarit turk, sherri i nisur në Turqi përfundoi me plumba në Tiranë

Një sherr që ka nisur që në Turqi dyshohet të jetë shkaku i atentatit të…

LEXO ME SHUME