Categories Lajme

7 gushti tra gjik, të njëjtën datë Pjetër Ndrecaj vr au gruan dhe vajzën

7 gushti ishte ditë tronditëse për Kosovën edhe në vitin 2018. Në mëngjesin e kësaj date, Kosova u zgjua me lajmin se Pjetër Nrecaj nga Gjakova kishte vr arë gruan dhe vajzën e tij 9-vjeçare.

Pas një viti, të njëjtën datë Kosova pësoi një tronditje të njëjtë. Në mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, Bajram Velijaj kishte vr arë me 15 plu mba bashkëshorten e tij, Armenda Velijaj. Bajram Velijaj, 61-vjeç, shtiu 15 plu mba në drejtim të bashkëshortes së tij, Armenda Velijaj, 20 vjet më e re sesa dorasi. Menjëherë pas aktit të rëndë, i dyshuari e kishte njoftuar Policinë e Kosovës, duke i thënë “e kam vr arë gruan”.

Policia në vendin e ngjarjes ka shkuar pak pas orës 23:00 të mbrëmjes. Aty është gjetur vik tima A.V., e cila është gruaja e të dyshuarit për vr asjen. Nga vendi i ngjarjes janë konfiskuar 15 gëzhoja të plum bave me të cilat dyshohet të jetë kryer ngjarja e rëndë, shkruan Insajderi. Të dy kishin pak kohë që kishin ardhur nga Zvicra për pushime, derisa, mësohet se e ndjera ishte nëna e këshilltares së kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Prokurorja e rastit, Ervehe Gashi, ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti, duke treguar se i dyshuari ka telefonuar vetë policinë pasi dyshohet se e ka vr arë bashkëshorten e tij. “Vetë i dyshuari e ka telefonuar policinë mbrëmë rreth orës 23:00, dhe ka raportuar se e ka vr arë bashkëshorten e tij. Megjithatë, ende nuk e kam pranuar deklaratën e tij që e ka dhënë në polici dhe ende nuk dihet motivi i saktë i vr asjes”, ka thënë Gashi. Ndërsa më 7 gusht të vitit 2018, në Gjakovë, Pjetër Nrecaj, me një kall ashnikov, la të vde kur gruan e tij, Valbona Marku, e vajzën 9-vjeçare. Arsyet se pse ndodhi ky kr im i rëndë dolën të jetë tejet banale, gruaja dhe burrin ishin të ndarë, e krejt konflikti u tha se kishte filluar për 5 euro. Më vonë, situata u përkeqësua edhe më tutje mes çiftit, derisa gruaja shkoi të jetojë te vëllezërit e saj. Për këtë arsye Nrecaj mori ar mën dhe kreu një vr asje të dyfishtë.

I njëjti u dënua fillimisht me 24 vjet bur gim nga Gjykata Themelore në Gjakovë, derisa, Gjykata e Apelit më 1 mars të këtij viti vendosi ta dënojë atë me bur gim të përjetshëm. Fatkeqësisht kjo nuk është vr asja e parë që ka ndodhur këtë vit, e ku burri i jep fund jetës së gruas. 2019-ta ka shënuar edhe vr asjen e parë, kjo në Gjilan, kur burri do të vr iste, pak pas orës 00:00, gruan e tij me ar më zjarri. Policia pati bërë të ditur se rasti kishte ndodhur derisa në këtë familje po festohej me ar më zjarri. Pak muaj më vonë, saktësisht më 22 prill të këtij viti, ndodhi një vr asje e dyfishtë.

Në lagjen “Dardania” në Prishtinë, Hasan Krasniqi, do të kryente një vr asje të tm errshme duke lënë të vde kur në banesën e tij gruan Hysnije Krasniqi dhe gruan e djalit, Remzie Kamberin. Dorasi pasi la dy vik tima, do t’i jepte fund edhe jetës së tij. Vetëm gjatë vitit 2018, në Kosovë janë vr arë gjashtë gra brenda familjes, ndërsa janë raportuar mbi 1 mijë raste dhune të shumëfishtë ndaj tyre. Në vitin 2017, vikt ima të gjinisë femërore kanë qenë gjithsej 4. Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të grave në vend thonë se dëni met ndaj atyre që kryejnë vr asje janë shumë të ulëta.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vlore, aksidentohet një vajzë 20 vjeçe, rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes , shoferi ia mbath

Një aksident është regjistruar rreth mesnatës në aksin e Transballkanikes, pranë ish-Hipotekës në Vlorë. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Turqit e “RAMS Albania” shpallen fitues të Zonës Ekonomike në Vlorë, Qeveria u jep 885 mijë m2 tokë me 1 Euro! Cila është kompania që po transformon ndërtimin

“RAMS Global”, një ndër firmat më të forta ndërkombëtare në sektorin e pasurive të paluajtshme,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME