Categories Lajme

7 raste të reja në Shqipëri, Manastirliu tregon sa janë pacientë aktivë dhe sa të shëruar

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka bërë përditësimin e të dhënave të COVID-19 në Kuvend ku ka thënë se numri tashmë ka shkuar në 773 të infektuar kurse të shëruar 470. Manastirliu thotë se janë 272 pacientë aktivë me COVID-19 dhe kjo tregon se epidemia është ende aktive në Shqipëri por po kryhen gjurmime 24 orë të kontakteve të afërta. Më tëj ajo tha që me faljen e gjobave që miratohen sot nga Kuvendi, edhe ndryshimet në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët por të ketë një ndërgjegjësim për këto ligje. ”Masat kanë dhënë rezultat për mos pasu indicident në grupet e riskuara. Nga gjithë kjo fazë nuk kemi shkuar ende në fund të saj por tek grupet e riskuara kemi bërë përpjekje maksimale. Qoftë të moshuarve, grupeve vulnerabël apo mjekët dhe infermierët. 

Ne sot kemi 272 persona aktivë ndër 773 raste pozitive
470 të shëruar. Do të thotë që jemi ende në fazë aktive të epidemisë. Edhe pse po bëjmë hetime aktive aty ku ka vatra. Sot konstatojmë 100 vatra aktive kryesisht familjare dhe në punë. Por në terren po bëjmë gjurmim pa ndërprerje 24 orë të ditës që të ndërpresim zinxhirin e kontakteve. Kjo punë nuk shquhet nga të tërë por puna që po bëhet është fantastike e mjekëve, infermierëve, urgjencës. Jo të gjithë ja kanë dalë me sukses në këtë situatë. 
Faze e parë ka kaluar. Jemi drejt rihapjes. është konsultuar me ekspertë të huaj dhe vendas. Nuk duhet të ulim masën e distancimit social. Duhet të matemi për masat menjëhershme. Janë hapur disa biznese për të vlerësuar në 2-javëshin që vijon kurbën epidemiologjike, rastet në spitale dhe në gjithë ato struktura të sistemit që afektohen nga rihapja. Për të mundësuar qytetarët që në fazën e epidemisë kanë pasur masa administrative t’i falen ato. Pra të gjitha masat në Kodin Penal mos afektojnë menjëherë qytetarët. Ndërgjegjësimi që bëhet nëpërmjet Kodit Penal mos afektojë menjëherë qytetarët. Propozojmë që autoritetet kontraktorë të referon drejt Agjencisë së Blerjes së Përqëndruar.”- tha Manastirliu.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

RENEA ‘zbarkon’ në Mirditë, nis kërkimet për Elson Reçin, personin e akuzuar nga SPAK për vrasjen e Preng Gjinit. Në banesë gjendet vetëm vëllai i tij

Aksioni erdhi pas informacioneve se në territorin shqiptar mund të ishte futur Elson Reçi, i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sazani”/ Municionet e pashpërthyera vënë në rrezik resortin e Jared Kushner në Shqipëri

Në anën perëndimore të ishullit të Sazanit, aty ku dallgët përplasen me shkëmbinjtë e thepisur,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Kishte fshehur 1.2 kg kokainë në jastëk, prangoset 32-vjeçari shqiptar

Autoritetet italiane kanë arrestuar një 32-vjeçar me origjinë shqiptare në Genova, pasi kishte fshehur 1.2…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Realizohet për herë të parë në QSUT ndërhyrja inovative mini-invazive për bypass koronar: Hap i rëndësishëm drejt kirurgjisë moderne

Në Shërbimin e Kardiokirurgjisë në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza u realizua për herë të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Operacioni/ Po ndërtonin brenda në det, 8 të arrestuar në bregdetin e Jugut! Në kërkim pronarja e objektit, njoftohet IKMT të bëjë shembjen

Policia e Sarandës goditi një rast i ndërtimit të paligjshëm në plazhe, duke çuar në…

LEXO ME SHUME