Categories Lajme

70% e të dyshuarve të pafajshëm në 2017, Ç’po ndodh me drejtësinë shqiptare

Rentabiliteti i sistemit të drejtësisë duket se ka rënë dukshëm vitet e fundit teksa shihet se norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka pësuar rënie drastike më 2017 dhe rezulton të jetë më e ulta të paktën që nga viti 2013 që i takon raportimit të INSTAT, shkruan monitor. 

Në vitin 2017 vetëm 30.2 për qind personave të dyshuar u gjetëfajtore në vendimet e Gjykatave, ndërsa 70 për qind e tyre dolën të pafajshëm nga gjykatat.

Shifrat tregojnë se postulati i drejtësisë  “Më mirë 100 kriminelë në liri, se sa një i dënuar pafajshëm” është cenuar rëndë. Në të kundërt kjo tregon se sistemi i drejtësisë nuk po funksionon, duke mos çuar në dënim të dyshuarit.

Sipas INSTAT norma e fajësisë tek personat e dyshuar ka qenë më e lartë në vitet e kaluara, duke arritur në 46% në vitin 2014, për të zbritur nga viti në vit për të arritur në 30.2% më 2017.

Kjo normë pasqyron se sa për qind e personave të dyshuar dënohen nga gjykatat e shkallës së parë. Viti 2016 shënon 40,2 % persona të dyshuar në kryerjen e një vepre penale të cilët janë dënuar.

Në vitin 2017 numërohen 5.418 të burgosur gjithsej, 8,9 % më pak krahasuar me 2016.

Në Shqipëri norma e ndryshimit midis vitit 2013 dhe 2017 është 8,4 %, që do të thotë se në vitin 2017 janë 8,4 % më shumë të burgosur se në vitin 2013, ose shprehur në terma absolute janë 420 të burgosur më shumë se në vitin 2013.

Në vitin 2017 janë evidentuar 36.051 autorë që kanë shkaktuar vepra penale gjithsej, 4,0 % më shumë autorë ose shprehur në terma absolut rreth 1.377 autorë më shumë krahasuar me vitin 2016. 

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shoferi shqiptar humb jetën në aksident me kamion në Itali, la pas dy fëmijë

Një 48-vjeçar shqiptar, prej vitesh emigrant në Itali, ka humbur jetën në një aksident tragjik…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Projekti TID në Durrës, banorët kërkojnë kompensim të drejtë nga shteti për prishjen e shtëpive

Që kur mësoi se shtëpia e tij pranë bulevardit “Epidamn” do të prishej për t’i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Dielë 21 dhjetor 2025

Dashi Do jeni shume te vendosur gjate kësaj dite t’i zgjidhni te gjitha problemet qe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia në Lezhë, nëna i jep fund jetës pas vdekjes së djalit 42 vjeçar

Një dramë e thellë familjare, që duket sikur ka dalë nga skenat e një filmi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 35-vjeçarja në Mirditë, qarkullonte me armë në makinë

Policia ka arrestuar një 35-vjeçare në Mirditë, pasi u kap teksa qarkullonte me armë zjarri…

LEXO ME SHUME