Categories Lajme

70 persona konfirmohen me koronavirus në kroçerë

Koronavirusi tashmë ka marrë përmasa të frikshme, duke shënuar 910 viktima, ku 440 raste janë konfirmuar jashtë tërritorit të Kinës. Në Japoni, në kroçerën e ankoruar në brigjet e Yokohamas me 3700 udhëtarë, janë konfirmuar 70 raste, nga 136 që janë të dyshuar.Të dhënat janë konfirmuar nga kapiteni i “Diamond Princess”, Stefano Ravera. Autoritetet japoneze janë duke testuar qindra pasagjerë në bordin e kroçerës, të cilët kanë mbetur të bllokuar për një javë.Një çift nga Florida shprehet se kompania “Medjet” për të cilën punojnë ka shprehur gatishmërinë, për të ardhur e për t’i marrë, por autoritetet japoneze nuk po i lejojnë. Autoritetet japoneze kanë bërë me dije se do të kontrollojnë çdo pasagjer që ndodhet në kroçerë.Kroçera “Diamond Princess”, është izoluar që prej 4 shkurtit dhe pritet që kontrollet të mbarojnë më 19 shkurt. Koronavirusi përveç viktimave në njerëz, ka paralizuar edhe ekonominë kineze, pasi qindra anije mallrash nuk lejohen të ankorohen.Epidemia ka prekur edhe sportin, duke shkaktuar anulimin e kampionatit botëror të golfit për femra.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

I dënuar me mbi 7 vite burg për trafikim të lëndëve narkotike dhe kanosje/ Kapet në Kurbin 54-vjeçari

Një 54-vjeçar i dënuar me mbi 7 vite burgim për trafikim lëndësh narkotike dhe kanosje…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në aksin Sarandë-Delvinë/ Makina përfundon në kanal, plagoset 16-vjeçari

Një aksident rrugor me pasojë plagosjen e një të mituri ka ndodhur në aksin rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dërgesa e rrezikshme, 32-vjeçari kapet me armët e fshehura brenda pakos postare, përfundon në pranga

Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve, operacioni i koduar “Delivery”. Goditet një tentativë për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërron jetë drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, mesazhi prekës: Kontribut të çmuar në edukimin e brezave

Ndahet nga jeta drejtoresha e institutit “Harry Fultz”, Brikena Baxhaku. Lajmin e hidhur e ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Paraqiten në spital dy vëllezër nga Laçi, njëri dyshohet të jetë plagosur me armë zjarri! Ja çfarë kanë deklaruar për policinë

Dy vëllezër nga Laçi janë paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në Tiranë. Bëhet fjalë…

LEXO ME SHUME