Categories Lajme

73-vjeçarja për bashkëshortin: Pas 34 vitesh zbulova se ishte me kartelë, më vinte turp…

Sot në emsionin “Historia ime” në Tv Klan, ka qenë e ftuar një e moshuar 73-vjeçare e cila ka rrëfyer historinë e jetës së saj, problemet që ajo ka kaluar dhe marrëdhënien me fëmijët që ka 9 vite që nuk i ka takuar. Ajo rrëfen se ishte e martuar me një burrë i cili kishte probleme mendore por e ka zbuluar pas 34 vitesh në spital.

Ai ishte agresiv dhe shpesh herë e dhunonte, por Sofie ishte mjaft e urtë dhe nuk i kthente kurrë fjalën sepse i vinte turp nga njerëzit. Sofie Kita: Jam nga Divjaka dhe u martova në Lushnjë. Mirela Milori: Ti ke ditëlindjen sot?Sofie Kita: Po, mbush 73 vjeç. Mirela Milori: Ti u martove në Lushnjë dhe nga kjo martesë pate tre fëmijë.

Sofie Kita: Po, bëra 4 në fakt por fëmijën e parë nuk e kam. Burri punonte në fabrikën e letrës, unë në fermë. Në fermë kam punuar shumë vite, në 12-13 vitet e fundit si u sëmur burri nga ftohja, më ndihmuan ato të këshillit dhe më futën në spital. Në ‘83-shin Sofie tregon se e çuan në sallën e kirurgjisë si sanitare për ta pa pastruar dhe dezinfektuar. Ajo përdorte 5-6 lloje ilaçesh për ta pastruar dhe nisi të sëmurej nga astma.

Sofie Kita: Nuk ishte astmë, ma nxorën në Greqi se këtu në Shqipëri nuk kishin aparate në atë kohë. Ka qenë viti ’92. Më nxorën tkurje në tubin e frymëmarrjes. Unë mësova shumë sepse isha kurioze tek mjekët, isha tek salla derisa të mbaronte operacioni, i jepja ampus pacientit. Nuk ia bënin narkozën direkt se ishte shumë e rrezikshme, e bënin pak e nga pak. Mirela Milori: Sa vjet martesë pate me burrin? Sofie Kita: Jam martuar në ’68.Mirela Milori: Kur u nda bashkëshorti nga jeta? Sofie Kita: Në vitin 2005 , u bënë 15 vite.

Mirela Milori: Si ka qenë martesa jote? Sofie Kita: Po mirë, nuk ka qenë shumë keq. Unë kam qenë shumë e urtë dhe shumë me seder. Si të gjithë burrat ai pinte pak dhe bënte një çikë zhurmë dhe unë ulesha. Kam qenë me sedër shumë se neve shqiptarët, të gjithë por sidomos këtu qimen e bëjmë tra. Mua më vinte turp. Ai ishte i sëmurë, ishte me kartelë, kur vajta në spital e zbulova. Për 34 vjet unë nuk e dija që ishte me kartelë. Ai ishte agresiv, i dhunshëm.

Mirela Milori: Po me fëmijët si ishte? Sofie Kita: Me fëmijët kalonte shumë mirë. Sofie tregon se bashkëshorti sillej mirë me fëmijët, i donte shumë dhe e ndihmonte pasi ajo dilte që në orën 6 të mëngjesit nga puna për të punuar në fermë. Ajo tregon se ka punuar dhe ka vuajtur shumë.a

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME