Categories Lajme

74-vjeçari vrau djalin, flet vëllai i viktimës: Mallkova babanë kur mora vesh ngjarjen! Kemi pasur zënka si çdo familje, por…

Një ngjarje e rëndë ndodhi më datë 1 shkurt, ku 74-vjeçari, Hekuran Gjoni vrau me thikë djalin e tij Asim Gjoni, 37 vjeç.

Vëllai i viktimës, Valentin Gjoni ka rrëfyer për “Shqipëria Live” detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë.

Ai sqaroi se vëllai i tij nuk pinte alkool, ndërsa për babain tha se e ka mallkuar në momentin që mori vesh ngjarjen.

Sakaq tha se ‘si çdo familje ka pasur zënka, por jo që të shkonte puna deri atje’.

“Më thanë Vali shpejt se po zihet me Asmini, në atë moment kishte mbaru nuk ishte më në jetë, vetëm sa i lëvizi pak syri se unë të them të drejtën u trondita, i thirra, mallkova plakun, hipa unë dhe nusja në ambulancë, na tha doktori që vëllai ka ndërru jetë, një gjë dua të them që ishte më alegro i lagjes dhe i ka ngjit diçka që nuk e ka pas kurrë ne jetë, jo ka qenë dhunues, pijanec, këto nuk i ka dhënë kurrë.

Unë nuk marr për bazë fjalët e askujt, as fjalët e mamit im, të motrës jo që jo, shpirtin që ka pas ai edhe unë dhe i madhi nuk e kemi. Përplasje nuk ka pas, po konflikt si çdo familjar, zënka me shaka, por jo që të shkojë puna gjer aty që kanë thënë.. s’e pranoj kurrë për vëllain tim.

Si çdo baba nuk e di si e ka marrë iniciativën, babai e pinte ndonjë gotë, nuk ka pas problem, se si ka ndodh nuk e di, ose do të ketë diçka tjetër, kur vinte im vëlla nga puna po të mos pyeste pleqtë nuk shkonte në shtëpi. Unë nuk kam motër, ajo për mu është…, e them se mesa kam dëgju i gjithë konflikti ka ardh nga ajo, më kanë thënë që është në spital, s’dua ta shoh, kam hallet e mia, më vjen keq që kunata pati një humbje të madhe dhe nipërit, do t’i përballojmë, do t’i kalojmë. Nuk kam dijeni për këtë gjë. Nuk kam komunikuar me babanë, atë natë që kam shkuar të jap dëshminë shkova në momentin që kam hyrë brenda atë e nxorën jashtë, vetëm atë kam dëgju që tha pse e keni marrë kot se ai s’ka qenë.”, u shpreh Valentin Gjoni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME