Categories Lajme

75 goma automjetesh dhe dhjetëra kg mbeturina/ Vullnetarët pastrojnë nëndetin e Sarandës (VIDEO)

Jo vetëm mbeturina, por edhe një sasi e madhe gomash automjetesh janë nxjerrë gjatë një aksioni për pastrimin e nën detit në Sarandë.  Ky është aksioni i dytë që zhvillohet në këtë qytet, ku pak javë më parë nga këta vullnetarë janë nxjerrë nga nën deti 75 goma automjetesh dhe dhjetëra kg mbeturina të tjera.

Këtij aksioni përveç vullnetarëve nga qyteti i Sarandës, i janë bashkuar edhe vullnetarë nga vende të tjera, të cilët janë gjendur me pushime në qytetin bregdetar.

“Sot vazhdojmë fazën e dytë të pastrimit të detit Jon, që për koiçidencë quhet deti Jon, pra i joni, që ne duhet ta mbajmë pastër pasi është shtëpia jonë.  Sot në bashkëpunim me qytetarët e Sarandës, rininë e këtij qyteti vazhdon pastrimin e nëndetit më shumë si një fushatë sensibilizuese për mos ta ndotur më natyrën e Shqipërisë”, u shpreh Adriatik Lapa.

“Do thoja që më kollaj është ta mirëmbajmë që mos të hedhim mbeturina sesa të detyrohemi ta pastrojmë. Fare thjeshtë. Kaq dhe jemi në rregull”, tha Shkëlqim Beqaj.

“Shpresoj që kjo të bie në vesh të qytetarëve për mirë. Domethënë mos ta ndotim më tej. Dhe që të bashkohen dhe ta pastrojmë”, u shpreh Sajmir Kushova.

Qëllimi i aksioni ishte pastrimi i nën detit nga mbeturinat, por edhe sensibilizimi për mos hedhjen e mbeturinave dhe mbajtjen pastër të plazheve dhe detit, pasi turizmi si ekonomia bazë për shumicën e familjeve sarandjote kërkon edhe plazhe dhe ambient të pastër.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME