Categories Lajme

75-vjeçari i nervozuar me mjekët, i quan “sorra të larme”

75-vjeçari Halim Beqiraj nga Malisheva ishte zgjuar herët sot për t’u nisur drejt Prishtinës dhe për të marrë shërbimin mjekësor në Ambulancën Specialistike në QKUK.

Mirëpo, ai dhe të gjithë pacientët e tjerë mëngjesin e sotëm nuk morën asnjë shërbim për shkak të grevës. Beqiraj që iu desh të kthehej sërish në Malishevë pa kryer ndonjë punë nuk kurseu kritikat për mjekët.

Madje, ai tha se ata nuk e meritojnë që t’iu rritet rroga pasi nuk kujdesen për pacientët.

“ Unë kam ardhur prej komunës së Malishevës, jam nis në gjashtë ora atje. Kam ardhur, tash po duhet me u kthye prapë, 75 vjet. Jam i sëmurë me ceva, vjen këtu badihava. Dalin sikur sorrat e larme në kafe, doktorët kur duan vijnë kurdo s’vijnë hiç. Askush nuk i kontrollon…gjynah me iu dhanë pare, jo greva po duhet me ‘stupc’ për me i qitë prej këtu krejt, asnjë nuk duhet me i lanë këtu. Sikur me qenë privati vijnë këtu dhe për pacientë nuk ia ndin hiç”, tha ai.Eksspres

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME