Categories Lajme

78 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit

78 qytetarë të infektuar dhe 3 humbje jete në 24 orët e fundit. Ky eshte bilanci qe vjen ne lidhje me pandemine e COVID-19 ne vendin tone. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç.

Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

NJOFTIMI I MSH, Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.

Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127. Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 1,146 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 78 qytetarë, në këto bashki:
33 në Tiranë, 6 në Fier, Gjirokastër, 5 në Elbasan, 4 në Sarandë, 3 në Mirditë, Patos, 2 në Lushnje, Delvinë, Devoll, Kuçovë, 1 në Shkodër, Kukës, Tropojë, Kurbin, Durrës, Kavajë, Mallakastër, Vlorë, Dropull, Pogradec.
Janë 1,531 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 46 pacientë, nga të cilët 7 janë në gjendje më të rënduar. Në 24 orët e fundit me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor ka tre humbje jete me SARS-COV2 pozitiv: një qytetar nga Kavaja 68- vjeç, një qytetar nga Tirana 71 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 77 vjeç. Janë shëruar 114 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 267,197 që nga fillimi i epidemisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zjarr në katin e 6 të një pallati në kompleksin “Kika 1” te “Komuna e Parisit”, evakuohen banorët

Një zjarr ka rënë në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME