Categories Lajme, Opinion

”8 deputetë të së djathtës nën dyshime për korrupsion”, analisti paralajmëron furtunë: Ndiqni gjurmën e parave!

Emisioni “JAVA” në RTSH ka sjellë një këndështrim më të gjerë rreth hetimeve për atë që tashmë quhet në media si ‘grupi i Lezhës’.

Analisti Lorenc Vangjeli u shpreh se në këtë rast duhet të ndiqet gjurma e parave, ndërsa sipas tij për këtë rast ka dyshime se janë të përfshirë dhe deputetë dhe të zgjedhur të tjerë vendor.

Në rubrikën “Për herë të parë”, analisti Lorenc Vangjeli tha të premten mbrëma se:

Për të hetuar krimin apo një rrjet kriminal mënyra më e mirë është të ndiqet gjurma e parave.

Paratë të çojnë tek krimi dhe paratë shpjegojnë motive, arsye dhe dëshmojnë emrat e autorëve të krimeve.

Kësaj here, gjithçka nisi nga Lezha, u kryqëzua në Lezhë dhe po përgatit një kryq ndëshkimi në segmentin Tiranë – Lezhë.

Një raport i hershëm i KLSH-së zbuloi një dramë të egër tjetërsimesh me pronat në qarkun verior të vendit, me det, laguna, pyje e lumenj.

Prona shtetërore që kishin ndërruar pronarë njëri mbas tjetrit dhe pronarë fallso të cilët kishin të gjithë një gjë të përbashkët: kishin profesione të lidhura me politikën.

Ndër ta, deputetë, të zgjedhur vendorë, zyrtarë lokalë, drejtues policie të cilët kanë të regjistruara në hipoteka troje, apartamente, lokale dhe pasuri të tjera të patundshme.

Përgjimet për llogari të hetimit për këto prona dhe kryqëzimi me përgjime të tjera të bëra nga shërbime partnere që prej dy vjetësh të shkuara që synonin hetimin e trafikut të drogës nga kufiri me Kosovën drejt portit të Durrësit, sollën një mori arrestesh javën e shkuar, në Has, Shkodër, Durrës e të tjerë.

Dy ish-deputetë socialistë ranë në pranga, tetë deputetë të së djathtës janë nën dyshime të forta për korrupsion, një tjetër deputet socialist, dy të LSI-së dhe dy kryetarë e ish-kryetarë bashkie janë gjithashtu nën dyshime të forta për manipulime me pronat dhe marëdhënie të parregullta me botën e krimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kretë, dy të rinj shqiptarë humbin jetën në një aksident me motoçikletë

Dy shtetas shqiptarë kanë humbur jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Policia Bashkiake nis aksionin për lirimin e hapësirave publike në plazhet e Vlorës

Policia Bashkiake e Vlorës ka nisur këtë të premte një aksion për lirimin e hapësirave…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 31 Korrik 2026

Dashi Nëse do të veproni në mënyrë të pamenduar, nuk do të arrini rezultatet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohen dy persona në Lezhë

Dy persona janë arrestuar në Lezhë pas hetimeve për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjeve…

LEXO ME SHUME