Aida Veizaj (Hajnaj), kandidate për të marrë drejtimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, sapo ka hyrë në SPAK për t’u përballur me Komisionin e Përzgjedhjes në intervistimin që do të zhvillohet nga tre anëtarët e këtij komisioni, Arben Kraja, Ened Nakuçi dhe Behar Dibra.
Katër kandidatët e ditës së sotme do të pyeten përkatësisht nga 60 minuta. Në orën 11:00 do të intervistohet Ardian Çipa, një orë më vonë Artur Beu dhe në orën 13:00, Ervin Hodaj.
Ndërkohë gjatë ditës së nesërme do të merren në pyetje dhe katër kandidatët e tjerë që janë:
- Gentjan Shehaj, ora 10.00
- Lindita Nushi, ora 11.00
- Idajet Faskaj, ora 12.00
- Ylli Pjetërnikaj, ora 13.00
Më herët kandidatët për BKH-në kanë kaluar testimet me shkrim, ato fizike, si dhe testet e makinës së të vërtetës.
Ngritja e BKH-së është monitoruar vazhdimisht dhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila hera herës ka bërë thirrje që në të të garojnë njerëz me personalitet dhe integritet të lartë profesional. (E.K/Faxweb.al)
