Categories Politike

8 propozimet e opozitës së re, kushti që rrezikon reformën zgjedhore

Reforma zgjedhore, sidomos pas raportit të fundit të OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit, po shndërrohet gradualisht në kryefjalën e sesionit të ri parlamentar. Komisioni për reformën zgjedhore duhet të përgatisë një draft me ndryshimet në Kodin Zgjedhor deri në 28 nëntor të këtij viti, afat ky i përcaktuar nga Parlamenti. Pas dorëzimit të mandateve të përfaqësimit në Kuvend nga PD dhe LSI, vota e deputetëve të opozitës së re është vendimtare për miratimin e reformës zgjedhore. Por, ditën e djeshme, përfaqësues të opozitës së re paralajmëruan se nuk do të votojnë reformën zgjedhore, pa u pranuar propozimet e tyre. Shqiptarja.com publikon 8 propozimet kryesore të opozitës së re për ndryshimin e Kodit Zgjedhor. Kushti i parë dhe kryesor, i cili rrezikon edhe konsensusin për reformën zgjedhore, ka të bëjë me ndryshimin e sistemit zgjedhor, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës.

Ndryshimi i sistemit zgjedhor është kryefjala e të gjitha diskutimeve të përfaqësuesve të opozitës së re në mbledhjet e komisionit për reformën zgjedhore. Pranimi i diskutimit për ndryshimin e sistemit nga proporcional me lista të mbyllura në mazhoritar me lista të hapura, ishte edhe kushti i deputetëve të opozitës së re për t’u bërë pjesë e komisionit për reformën zgjedhore. Nga e saj, mazhoranca ka pranuar që çështja e ndryshimit të sistemit të diskutohet në muajin nëntor, por megjithatë, PS-PD nuk kanë dhënë asnjë sinjal për pranimin e ndryshimit të sistemit. Në mbledhje e parafundit të komisionit të reformës zgjedhore, anëtari Bashkim Fino është shprehur se “nuk është marrëveshja e prillit 2008 “Rama–Berisha” që e prishi sistemin.

Ky është një nga sistemet që e kanë shumë vende në Evropë. Disa vende në Evropë kanë edhe sisteme të tjera, meqenëse gjithmonë u drejtohemi të huajve dhe marrim mendimet e tyre”. Ndërkaq, deputetja Rudina Hajdari ka pohuar se “Jemi këtu për një arsye të vetme, besoj se flas për Grupin Parlamentar Demokrat, që është ndryshimi i sistemit politik. Sistemi aktual politik është i dominuar nga antikushtetutshmëria”. Anëtari i komisionit Myslim Murrizi ka theksuar se “Zotërinj, para se të shkojmë te buzëkuqet që na ka rekomanduar OSBEODIHR-i, detajet teknike të Kodit, që për mua nuk kanë asnjë lloj vështirësie, por nuk ka dashur t’i bëj ai që ka qenë në maxhorancë, duhet të merremi me thelbin e problemit, ndryshimin e sistemit zgjedhor.

Boll jemi tallur me shqiptarët në tri palë zgjedhje rresht duke paguar për 12 vjet 380 burra dhe gra në atë sallë duke i quajtur përfaqësues të popullit. Jo, ata nuk janë përfaqësues të popullit. Duhet një sistem ose maxhoritar ose me lista të hapura … Pranojmë çdolloj modeli të vendeve të nderuara nga kanë ardhur këta zotërinj”. Deputeti dhe anëtari i komisionit pwr reformën zgjedhore, Ralf Gjoni ka pohuar se “E përsëris, nëse nuk ndryshohet sistemi, e them këtë edhe për qytetarët që na ndjekin live, prezenca jonë si opozitë jo vetëm në këtë komision, ky është mendimi im personal, por as në këtë parlament nuk do të bënte më sens”.

PD-PS më pranë konsensusit
Partia Demokratike dhe Partia Socialiste janë më pranë konsensusit sa i takon natyrës së propozimeve për ndryshimin e ligjit zgjedhor. Përfaqësues të PS kanë deklaruar se do të pranojnë çdo propozim të PD për reformën zgjedhore, me kushtin që propozimet të marrin miratimin e OSBE/ODIHR. Kërkesa kryesore e PD, përdorimi i teknologjive në votim, identifikim biometrik, votim dhe numërim elektronik, është përfshirë në axhendën e komisionit. Gjithsesi kushtet e PD-së mund të ndryshojnë në javët në vijim, pasi kryedemokrati Lulzim Basha ka paralajmëruar një platformë të re për reformën zgjedhore. Nga ana tjetër, Partia Demokratike nuk pranon dy propozime të PS, për votimin e emigrantëve dhe depolitizimin e komisioneve zgjedhore. Depolitizimi i komisioneve zgjedhore, pra komisionerë jo politikë, është pjesë e rekomandimeve të OSBE/ODIHR.

Të vegjlit
Kërkesa kryesore e parive të ashtuquajtura të vogla, përfshirë edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim ka të bëjë me korrektimin e sistemit zgjedhor, duke përfshirë elementin e korrektimit kombëtar të votave, me qëllim që votat e të partive më të vogla të mos shkojnë për partitë e mëdha, por të mblidhen në disa zona dhe të prodhojnë mandat. Thelbi i konfliktit disavjeçar mes partive kryesore dhe partive ashtuquajtura të vogla konsiston pikërisht tek sistemi zgjedhor. PD-PS kërkojnë mbrojtjen e sistemit aktual, ndërsa partitë e tjera, përfshirë edhe LSI, kërkojnë ndryshimin e sistemit, duke përfshirë elementin e korrektimit kombëtar, që do të thotë mbledhja e të gjitha votave në rang kombëtar dhe përthyerja në mandate. Korrektimi kombëtar rrit fuqinë e partive të vogla dhe maksimalizon vendet e tyre në parlament, por nga ana tjetër ul numrin e deputetëve për PD-PS, të cilat marrin një numër të caktuar deputetësh me votat e të vegjëlve.

-Propozimet e opozitës së re

  1. Ndryshimi i sistemit zgjedhor, nga proporcional me lista të mbyllura në mazhoritar me lista të hapura, duke përfshirë ndryshimin e Kushtetutës
  2. Vendosja e një tavani për shpenzimet e kandidatëve në fushatë
  3. Rishikim i ligjit për partitë politike
  4. Kufizimin e pushtetit të kryetarëve të partive politike në raport më hartimin e listave të kandidatëve
  5. Çlirimin e administratës nga partitë politike
  6. Respektim të barazisë së votës
  7. Ashpërsim i Kodit Penal për krimet zgjedhore
  8. Rritjen e llogaridhënies së institucioneve shtetërore që merren me mbarëvajtjen e zgjedhjeve

-Propozimet e PS

  1. Votimi i emigrantëve
  2. Komisioneri jopartiakë të zgjedhur me short nga KQZ
  3. Ndalimi i reklamave politike në media kundrejt pagesës 3 muaj para zgjedhjeve
  4. Shpenzimet e partive nuk duhet të jenë më shumë se sa dyfishi i shumës që marrin nga buxheti i shtetit
  5. Portal nga KQZ për denoncime në lidhje me financimet e fushatës
  6. Personat që i bëjnë dhurime një partie nuk mund të marrin përfitojnë para publike mbi 10 milionë lekë, për një periudhë 3-vjeçare
  7. Rregulla të reja për afishimin e materialeve propagandistike

-Propozimet e PD

  1. Përdorimi i teknologjive në votim, identifikim biometrik, votim dhe numërim elektronik
  2. Dekriminalizimi i procesit zgjedhor –pastrimi i Policisë së Shtetit nga lidhjet me krimin
  3. Sistem masash kundër shitblerjes së votës
  4. Financim shtetëror 100% të procesit zgjedhor dhe fushatës së partive

-Kërkesat e partitive të vogla

  1. Korrektimi i sistemit proporcional rajonal, duke përfshirë korrektimin kombëtar të votave
  2. Votim elektronik dhe numërimin elektronik të votave
  3. Realizimin e identifikimit biometrik të zgjedhësve
  4. Transparencë e financimit të partive
  5. Të ulet kostoja e fushatës zgjedhore në mënyrë drastike
  6. Të forcohen ndalimet për financimin dhe të forcohen penalitetet
  7. Garantimi i aksesit të drejtë në media dhe mbulimi mediatik
  8. Reduktimi e nominimi i hapësirës publicitare në fushatën zgjedhore
  9. Ndalim rreptësisht përdorimit të burimeve njerëzore të administratës publike

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Shpenzoi 259 milionë dollarë, Elon Musk donatori më i madh në zgjedhjet e SHBA

Miliarderi amerikan Elon Musk ka ndarë 259 milionë dollarë (245 milionë euro) për të ndihmuar…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Princi William i dorëzon titullin e lartë ‘OBE’ pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj

Princi William i ka dorëzuar pedagogut shqiptar Andi Hoxhaj titullin e lartë të Urdhrit më…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Berisha: Beleri në burg për interesat mafioze të Olsi Ramës dhe Edi Ramës në brigjet e Himarës

Kreu i PD, Sali Berisha deklaroi sot se vendimi për të mbajtur në burg Belerin…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Kërkesa e Zelenskyt për prodhim municionesh për Ukrainën, Rama: Të gjithë thanë po, jo vetëm Shqipëria

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka deklaruar se vendet e Ballkanit Perëndimor i kanë thënë…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse ishte Alex Soros në samit? Rama nuk ia kursen gazetares: Harroi të të pyeste ty

Është zhvilluar ditën e stome në Tiranë Samiti BE- Ballkani Perëndimor. Teksa është ezauruar e…

LEXO ME SHUME