Categories Lajme

“8 vajza hostess që ofrojnë ‘shërbime çlodhjeje’ për tre orë”, Blushi denoncon tenderin e Ministrisë së Mbrojtjes

Skandalet me tenderat në Shqipëri duket se nuk kanë të sosur. Një denoncim i ri ëshët bërë publik sot nga Sekretari i Përgjithëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi lidhur me tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi.

Sipas Blushit , “Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh  në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.” “Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht”, shkruan Blushi në rrjetin e tij social Facebook.

Postimi i plotë:

“Thellohet skandali i tenderit 600 mijë euro të Ministrit Peleshi: Do paguajmë 8 vajza hostess që ofrojnë “shërbime çlodhjeje” për tre orë. Shpërdorimi i taksave të shqiptarëve, në kulmin e krizës ekonomike, po arrin nivele abuzimi të paimagjinueshme.

Të tjera fakte skandaloze zbulohen nga tenderi që denoncuam pak kohë më parë, i Ministrisë së Mbrojtjes, që ka vendosur të shpenzojë 600 mijë euro për “shërbime çlodhjeje”. Referuar dokumentave të këtij prokurimi të turpshëm mësohet se me këtë fond të majmë, Niko Peleshi do paguajë edhe 8 vajza hostess me uniformë, për një shërbim 3 orësh (dokumenti bashkëlidhur) në ahengun e “tallavasë” që do të organizojë Ministria e Mbrojtjes, në funksion të të cilit do të blihen edhe 700 tapete e mokete.

Ky tender i turpshëm, simbol i babëzisë, vlera e të cilit është e barabartë me pagën e 575 pedagogëve që prej muajsh janë në protestë për një rrogë dinjitoze, duhet anuluar urgjentisht, veçanërisht në kushtet kur shqiptarët po luftojnë sot për bukën e gojës! Është më shumë se një krim i shëmtuar!”

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME