TIRANË-Dy persona janë plagosur mbrëmjen e sotme si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur rreth orës 19:50 në autostradën Tiranë-Durrës.
Dy automjetet si pasojë e përplasjes kanë goditur më pas një shtyllë tensioni që ka qenë pranë dhe është rrëzuar duke i rënë një tjetër makine.Drejtuesit e dy automjeteve të përplasura, J. B dhe D. H. u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.Policia rrugore ndodhet në vendngjarje,ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe shkakut të aksidentit.