Categories Lajme

9 qytetarë kanë humbur betejën, 440 raste të reja në 24 orë

9 qytetarë kanë humbur betejën me COVID në 24 orët e fundit në vend. Numri i viktimave është rritur krahasuar me një ditë më parë, kur u raportuan 5 humbje jete. Nga 2902 testime të kryera, kanë rezultuar pozitivë me COVID, 440 qytetarë,  kurse dje ishin 516 të infektuar.

“Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 9 humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv: Gjashtë qytetarë nga Tirana 62- 82 vjeç, dy qytetarë nga Berati 74-77 vjeç dhe një qytetar nga Durrësi 87 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve”, raporton ministria e Shëndetësisë.

Rastet pozitive janë në këto bashki: 160 në Tiranë, 30 në Vlorë, 27 në Fier, 23 në Durrës, 20 në Elbasan, 19 në Patos, Berat, 10 në Kamëz, 9 në Lushnje, Sarandë, Korçë, 8 në Shkodër, Kavajë, 7 në Tepelenë, Kuçovë, 6 në Pukë, Lezhë, Krujë, Gjirokastër, 5 në Kurbin, Mallakastër, 4 në Vorë, Skrapar, 3 në Fushë Arrëz, Pogradec, Peqin, 2 në Malësi e Madhe, Mirditë, Shijak, Libohovë, Dropull, Përmet, Devoll, 1 në Has, Tropojë, Rrogozhinë, Dibër, Rroskovec, Selenicë, Delvinë, Dimal, Poliçan, Gramsh.

Në të gjithë vendin janë 7,610 pacientë aktivë me COVID19. Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 150 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar.  Janë shëruar 539 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 188,045 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. “Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë, sipas rekomandimit të mjekut të familjes. Nëse dyshoni se jeni i prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127”, apelon ministria.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Shpërthen bombola e gazit në një shtëpi në Shkodër, një i plagosur

Një bombolë gazi ka shpërthyer në një banesë në lagjen “Dergut” të Shkodrës. Shpëthimi ka…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dhuna në familje një problem serioz në Shqipëri!

Pothuajse çdo ditë në Shqipëri një person arrestohet për dhunë në familje. Referuar statistikave të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Po luante në oborr, 2-vjeçarin e zë poshtë motori

Një fëmijë 2 vjeç është zënë poshtë nga një motor që ndodhej i parkuar në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimet me urdhër të SPAK në Kadastër, policia jep detajet dhe publikon pamjet

Policia ka dhënë detaje për arrestimet e djeshme në Kadastër.  4 të arrestuarit akuzohen për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dëmtohet busti i “Skënderbeut” në Gjenevë, autoritetet zvicerane nisin hetimet

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme është dëmtuar busti i heroit kombëtar Gjergj…

LEXO ME SHUME