Categories Covid-19

9 të humbje njerëzore,3 raste në Vlorë, 327 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se 9 pacientë kanë humbur jetën nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça. Po gjatë këtyre orëve, kanë rezultuar pozitivë 327 persona dhe janë shëruar 57 pacientë, ndërsa situata mbetet e rëndë në spitale. Aktualisht janë 293 pacientë të shtruar në spitalet Covid.

Njoftimi i plotë: Ju informojme për situatën në 24 orët e fundit të përhapjes së virusit Sars Cov2, rastet e reja dhe situatën në spitalet Covid. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 293 pacientë, 14 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e mjekëve, ne 24 oret e fundit, kanë humbur jetën 9 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në 2 spitalet Covid: 44 vjeç dhe 69 vjeç nga Tirana, 60 vjeçe nga Mati, 65 vjeçe nga Durrësi, 66 vjeç Tropojë, 68 vjeç nga Pogradeci, 71 vjeçe nga Elbasani, 71 vjeç nga Berati, 78 vjeç nga Korça.

Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 1472 testime, nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 327 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV2.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
152 raste në Tiranë, 25 në Durrës, 14 në Lezhë, 12 në Mirditë, nga 11 raste në Korçë, Elbasan, 10 në Kavajë, 9 në Gjirokastër, nga 7 raste në Shkodër, Lushnje, Berat, nga 5 raste në Kukës, Tropojë, nga 4 raste në Devoll, Mallakastër, Përmet, Gramsh, nga 3 raste në Fier, Kurbin, Vlorë, Librazhd, Ura Vajgurore, Fushë Arrëz, nga 2 raste në Pukë, Dibër, Prrenjas, Kuçovë, nga 1 rast në Krujë, Kamëz, Pogradec, Tepelenë, Roskovec, Bulqizë, Peqin, Klos, Skrapar, Cerrik.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 57 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 11,246 që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën thirrje qytetarëve të mos e ulin vigjilencën për zbatimin e masave antiCOVID, ruani distancën fizike me persona që nuk janë familjarët tuaj, kujdesuni për higjienën personale dhe mbani maskën në ambientet jashtë shtëpise.
Kontaktoni me mjekun e familjes ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin 127 nëse dyshoni se ju apo një i afërmi juaj është i prekur nga COVID19.
Telefononi në linjën e gjelbër falas 0800 40 40 për të kontaktuar mjekun e familjes, për sherbim psikologjik te specializuar dhe të sigurt si dhe për çdo informacion tjetër rreth COVID19.

COVID-19 – Statistika (1 Nëntor 2020) Raste të reja ditore 327 Të shëruar ne 24 orë 57 Të shtruar në spitale 293 Humbje jete në 24 orë 9 Testime ditore 1472 Testime totale 126,692, Raste pozitive 21,202, Raste të shëruara 11,246, Raste Aktive 9,438, Humbje jete 51

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Covid-19 Lajme

Asnjë humbje jete nga Covid-19 në vend, ja sa raste të reja janë shënuar brenda 24 orëve

43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë me COVID në 24 orët e fundit në vendin tonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19

Dalin shifrat e Covid për ditën e sotme!

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 864 testime, 48 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 45…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

79 qytetarë të infektuar me COVID, asnjë humbje jete në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e 24 orëve të fundit nga situata pandemike…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Alimehmeti ndan lajmin e mirë: Sot, dita e parë që nuk kam asnjë pacient me koronavirus

Epidemiologu i njohur, Ilir Alimehmeti ka ndarë sot me të gjithë një lajm të mirë.…

LEXO ME SHUME
Categories Covid-19 Lajme

Doza e katërt e vaksinës, Alimehmeti: Nuk ka kuptim të bëhet

Duke filluar nga dhjetori i vitit të shkuar, Izraeli u bë vendi i parë në…

LEXO ME SHUME