Categories Kuriozitete

9-vjeçari shpik makinën prej druri për larjen e duarve

Një 9-vjeçar nga Kenia, i cili krijoi një makinë prej druri për larjen e duarve për të kufizuar përhapjen e Covid-19 ka marrë një çmim presidencial. Sipas CNN, Stehphen Wamukota nga Bungoma, ishte më i riu prej 68 personave që kanë pranuar çmimin nga Presidenti Uhuru Kenyatta.

Wamukota ndërtoi një makinë gjysmë automatike për të ndihmuar në frenimin e Covid-19 në Kenia, vend i cili ka raportuar më shumë se 2.400 raste me virus. Babai i Wamukota, James, tha se djali i tij ndërtoi pajisjen, pasi mësoi se si të mbrohej nga Covid-19 në një kanal televiziv lokal.

“Herën e parë që presidenti njoftoi infeksionin Covid-19 në vendin tonë, u tha se të gjithë duhet të lajnë duart rregullisht për të parandaluar virusin. Djali im më tha atë kohë, që ai ka përgatitur një strukturë për të ndihmuar më të lehtë larjen e duarve. “, tha ai për CNN. Wamukota përdori dru dhe një rezervuar të vogël të ujit për të punuar makinën për larje të duarve. James ka treguar se djali i tij ka ndërtuar makinën me disa copa druri, me të cilat ai planifikonte të ndërtonte një dritare.

Makina e thjeshtë për larjen e duarve ka dy pedale, njërën për të lëshuar sapun dhe tjetra për ujin, për të bërë të mundur që njerëzit t’i shtypin ato pa e prekur sipërfaqen me duar, duke zvogëluar mundësinë e infektimit. /abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME