Categories Lajme

A do rimbursohen ilaçet e të prekurve me Covid? Rama jep përgjigje kònfuze, paralajmëron shtrëngim të masave

Kreu i qeverisë Edi Rama është pyetur nga gazetarët pse mediat nuk lejohet që të hyjnë në dy spitalet Covid, duke thënë se kjo kërkon një protokoll dhe kujdes të caktuar përt të mos rrézikuar jetën e vetë ekipeve të medias.

“Së pari ka ndodhur dhe më parë që të hyjnë mediat me autorizime të veçanta, por natyrisht që nuk mund të shkohet në të tjera vende, kështu që mjafton që kërkesa të meret në konsideratë. Natyrisht që çdokush i autorizuar mund të bëjë punën e vetë aty, dhe sa kohë që jeni jashtë ndihmoni që të mos shpërndahen sajesa të ulëta”, u shpreh Rama.

Ndërkohë që më tej kreu i qeverisë foli për një paketë të re financiare, pa e specifikuar nëse kjo nënkupton rimbursimin e trajtimit të të gjitha pacientëve me Covid në vend, që kurohen në banesë. Rama paralajmëroi një ashpérsim të masave kufizuese, kur tha se do mendohet një paketë ndihmëse për shtresat që trajtohen me ndihmë ekonomike.

“Ne jemi brenda strategjisë për mbështetjen financiare, dhe duhet përsëritur që kjo nuk është një luftë e thjeshtë, ku të hedhim gjithçka që kemi, duhet ti shohim gjërat në afat të mesëm dhe në afat të gjatë. Askush sot nuk e di sesa do të zgjasë kjo luftë.

Fola e para për një ndërhyrje për ilaçet, për shtresat në nevojë nuk ka lidhje me ilaçet por me dinamikën e përgjithshme, duke marrë parasysh se mund të ketë një shtrëngim të masave, dhe kjo është kategoria më e prékur, pasi një pjesë e mirë e tyre punojnë në të zezë”, tha Rama.

“Së pari njëherë është mirë që ta keni parasysh të gjithë, dhe ju sidomos që jeni ura lidhëse mes realitetit dhe njerëzve, askund me asnjë vend, pavarësisht ekonomisë, sistemit shëndetësor, nuk kemi parë që të ketë frenim apo ulje të numrave, fare fare!

Këtu bie teoria e testo se kështu them unë, testimet i bën komiteti i ekspertëve, nuk i bën qeveria. Nuk i thotë qeveria komitetit që ne për arsye politike duhet ti ulim apo ti rrisim testimet. Jemi në një luf.të botërore. Në Torino nuk ka më vende në spitale, në datën 5 Nëntor shihen radhë ambulancash pasi nuk ka më vend në spitale, dhe i çojnë pacientët lart e poshtë. Nuk ka ambulanca mjaftueshëm për urgjencat e njerëzve që duan të shtrohen”, deklaroi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Gjirokastër, humb jetën 15-vjeçari teksa po lahej në pishinë!

Një 15-vjeçar në Gjirokastër ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në një pishinë, në një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthim me tritol në Lezhë, një i plagosur

Shpërthim me tritol raportohet të ketë ndodhur paraditen e kësaj të mërkure në Lezhë. Mësohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shisnin armë zjarri e municione, goditet grupi kriminal në Tiranë!

4 persona janë arrestuar në Tiranë si pjesë e një grupi kriminal që shiste armë zjarri, ndërsa dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME