Categories Lajme

A do të futet PD në Parlament? Salianji zbulon planin e opozitës për shtatorin

Ervin Salianji nga radhët e PD-së është i ftuar ditën e sotme në emisionin e pasdites “Top Talk” të drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja.

Ai tha se PD do të jetë në parlament në shtator, duke theksuar nuk do të lihet asnjë hapësirë boshe për të bërë opozitë dhe se PD do të jetë në të gjitha dimensionet e mundshme.

Salianji shprehet se nuk i njeh zgjedhjet, por do të bëhet e pamundura që të dalë e drejta dhe vullneti i qytetarëve.

“Ne do të jemi dhe ta harrojë Edi Rama që do të lemë hapësirë boshe për të bërë opozitë, ne do të jemi në të gjithë dimensionet e mundshme. Partitë politike kudo në të gjithë botën bëjnë përpjeke për të rregulluar të gjitha instrumentet për të fituar zgjedhjet, ne nuk i njohim se nuk ka zgjedhje, mos e bëni sikur është një gjë që nuk lidhte me njëra-tjetrën.

Nuk e bëjmë si Edi Rama që ndenji 4 vite hap kutitë ose largohu, mos bëjmë sikur njëra rrëzon tjetrën, nuk është paradoks. Nëse partitë e shohin e pasqyrojnë që të gjitha institucionet nuk kanë bërë të mundur që vullneti i qytetarëve të lexohet drejtë,  padyshim që do të ketë çdo përpjekje për ta rregulluar”, tha Salianji.

Ai gjithashtu shprehet se institucionet duhet të forcohen dhe duhet të arrihet pjekuria e shtetit të së drejtës.

“Kushdo që bëhet palë me vjedhjen, kriminelët në politikë. Institucionet duhet të forcohen duhet të arrihet pjekuria e shtetit të së drejtës, duhet një ndihmë e madhe nga opinioni publik që të merremi me pasojë, shkaktarin që ka sjellë pasojën se nuk duhet të bëhet përgjegjëse opozita më shumë nga hajduti“, tha Salianji.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME