Categories Lajme

A do të humbet viti shkollor? Ministrja Shahini zbulon se cilat janë dy opsionet e mundshme

Ministrja e Arsimit Besa Shahini thotë se Task-Forca e ngritur për koronavirusin do të vendosë së kur nxënësit dhe studentët do të kthehen në shkollë, ndërsa tha se me siguri në qershor viti shkollor do të mbyllet.

“Ne po presim që ekspertët që janë pjesë e Task forcës për koronaviorusin, të na thonë se a është e sigurt rinisja e mësimit. Ne flasim për shkollat në zonat urbane ku ka shumë nxënës, madje me dy turne. Ne duhet të vendosim të hapim masat por duke pasur në fokus shëndetin e nxënësve.

Do ishte shumë mirë që të kthehemi në shkollë për të mbyllur vitin akademik dhe vitin shkollor për nxënësit dhe studentët. Ky vit do të mbyllet dhe jemi të sigurt se do ta mbyllim këtë vit brenda qershorit. Në mënyrë që nxënësit që duan të ikin jashtë vendit ta mbyllin shkollën në qershor. Edhe ata që mendojnë se kanë ngelur pas mund ta përsërsin vitin shkollor pa asnjë penalizim. Pra nuk do shkruhet askund se ata janë përsëritës”, tha ministrja Shahini në një intervistë për Eni Vasilin.

Më tej, ministrja tha se ka dy opsione për vlerësimin e nxënësve dhe studentëve. Së pari do bëhet vlerësim në bazë të leksioneve që janë marrë deri tani online dhe së dyti mund të bëhet një përmbledhje e notave gjatë pjesës së parë të vitit dhe me një përmbledhje të leksioneve online.

“Kemi dy opsione: Një opsion është të bëjmë vlerësimin e leksioneve gjatë kohë që është zhvilluar mësim online dhe opsioni i dytë të bëjmë një përmbledhje të notave gjatë periudhës së parë të shkollës, bashkë me një përmbledhje të vlerësimit gjatë mësimit online. Pra janë dy opsione dhe të dy opsionet po zhvillohen në shtete të tjera. Po shohim që dhe nxënësit shqiptarë të përfitiojnë”, tha Shahini.

Më tej, e pyetur nga Eni Vasili nëse kishte nxënës që donin të ktheheshin në shkollë apo dhe nga ata që hezitonin të ktheheshin në shkollë nëse ato hapen, ministrja Besa Shahini u shpreh “Ka nxënës që janë mërzitur në shtëpi dhe duan të takohen me shokët, i mirëkuptojmë por së pari duhet të kujdesemi për shëndetin e tyre dhe familjarëve të tyre. Por kemi dhe kërkesa të prindërve që thonë a jemi gati të kthehemi në shkollë në këto momente.

Pjesa më e madhe e prindërve dhe mësuesve janë përshirë në platformat online. Rreth 97% e nxënësve të arsimit nëntvjecar janë përfshirë mësimin online”, përmbylli ministrja.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME