Categories Lajme

A do të kemi pushime verore këtë vit?

Pushimet kësaj radhe pritet të jenë më ndryshe me masat që duhet të merren edhe në plazh
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka ndërruar retorikë sa i takon pushimeve verore. Teksa shumë njerëz po i presin me padurim po dhe në ankth nga pandemia e koronavirusit, sipas shefes së KE-së pushuesit evropianë duhet të jenë optimistë se mund të bëjnë disa ditë pushime verore.

 Von Der Leyen deklaroi për mediat portugeze se pushimet mund të bëhen realitet, por duhen gjetur disa zgjidhje të mënçura. “Do mundohemi të gjejmë zgjidhje të mençura për këto pushime. Ndoshta do të jenë pak ndryshe, me më shumë masa higjiene apo distancimi social, por unë jam optimiste se do të gjejmë alternative”, u shpreh ajo

Kujtojmë se një javë më parë ajo iu tha miliona qytetarëve të botës që shpresonin për pushime në Evropë, të mos bënin asnjë plan për këtë verë Autoritetet në Itali ndërkohë po punojnë nga këndvështrimi i akteve administrative dhe rregulloreve të nevojshme për të mundësuar që këtë verë plazhet të rihapen dhe sektori i turizmit të rifillojë punën.

Por këshëria për të shkuar në plazh është aq e madhe saqë një kompani në Modena, në Itali ka projektuar vendrelaksimet e njerëzve; kuti transparente me mure Plexiglas-i dhe profile alumini 4,5 metra dhe dy metra të larta. Në rastin e çadrave, ato mund të vendosen të paktën 3 m larg nga njëra tjetra kurse në restorante po mendohet që tavolinat të ndahen me xham apo dhe Plexiglas për të mënjanuar sa më shumë kontaktet mes njëri tjetrit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME