Categories Lajme, Politike

A do të kthehet Tahiri në PS? Balla jep ‘’OK”-in: Doli i pastër, PD-ja t’i kërkojë falje!

A do të rikthehet Saimir Tahiri në Partinë Socialiste, kur të marrë fund beteja e tij me drejtësinë? Kjo është pyetja më e shpeshtë që po iu bëhet eksponentëve të mazhorancës në këto ditët e fundit.

Nëse kryeministri Rama tha dy ditë më parë se ai doli i pastër në Itali, dhe ata që e akuzuan duhet t’i kërkojnë falje, kreu i grupit të PS-së Taulant Balla shkon edhe më tej duke thënë se vendimi për t’u kthyer në PS është një vendim që i takon vetë Tahirit për t’u marrë.

 “Unë e thashë dhe në fillim dhe sot kanë kaluar më shumë se 13 muaj kur prokuroria ngriti akuzat ndaj Tahirit. 

Të gjithë e dimë që akuzat për të u ngritën në bazë të hetimeve në Itali dhe ai atje doli i pastër. 

Partia Demokratike duhet t’ i kërkojë falje për baltën ndaj tij, ndërkohë kthimi në Partinë Socialiste është vendimarrje e vetë zotit Tahiri”, pohoi dje Taulant Balla në emisionin Java në RTSH.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME