Categories Showbiz

A do të marrë drejtimin e Portokallisë në Top Channel? Agron Llakaj zbulon njëherë e mirë të vërtetën

Agron Llakaj ishte i ftuar në emisionin ”A.Krasta ShoË”, ku hodhi dritë mbi shumë pikëpyetje në lidhje me të ardhmen e tij profesionale. Në javën e fundit ai është përfolur shumë për një rikthim në Top Channel, më saktë në Portokalli, por vetë Llakaj është shprehur kategorik në lidhje me këtë çështje.“Nuk ekziston asgje konkrete, asgjë reale. Madje ka shumë gjëra që i kam në mendje, për të cilat ndonjëherë unë vr.as mendjen. Dhe them mbase e lexoj në ndonjë portal, që ma ka lexuar mendjen se çfarë dua të them. Pra nuk është asnjë gjë konkrete, asnjë gjë reale”.

“Nëse do të flasim për ‘Vizion Plus’-in, shqetësimi im i vetëm artistik, është se jam në një rrugëtim të gjatë, është viti i tetë, në të cilin unë jam gjithmonë i pa kompromis me veten, jam njeri që nuk parapëlqej shumë atë që kam arritur, por kërkoj gjithnjë më shumë. Kjo është beteja me veten, jo me të tjerët”. “Nëse do të kem gjysmë gjëje do ta them, por di të them që në ‘Vizion’ kam përkrahjen dhe mbështjen absolute të të gjithë drejtuesve të lartë. E thënë shkurt dhe shkoqur, unë jam zot i punës dhe i fatit tim. Kam hyrë në një televizion, nuk më ka thënë kush ‘Çfarë të bësh?’, por më kanë thënë ‘urdhro bëje’”.

Të gjitha këto të tjerat janë thashethemnaja. Nuk është hera e parë, unë kam pasur oferta edhe para dy vjetësh nga Top Channel. Natyrisht që unë nuk e kam ndjenjën e mirënjohjes, si për shembull, ‘unë i detyrohem Ad Krastës dhe për hir të kësaj…’ Jo, unë shikoj nëse Ad Krasta e vlerëson profesionalisht Agronin, jo në konceptin e mirënjohjes njerëzore. Për sa i përket mirënjohjes profesionale, unë i jam mirënjohës këtij televizioni. Në dëshirat e mia artistike, dua që të jem shumë më lart”, përfundon rrëfimin e tij Agroni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Showbiz

Dua Lipa dhe Callum Turner mund të martohen këtë verë në Palermo, këngëtarja dhe aktori po planifikojnë ‘dasmën e vitit’ në qytet

Korrikun e kaluar, këngëtarja Dua Lipa ndau në Instagram një seri fotosh nga pushimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

“Ia dolëm”/ Emocionuese në Big Brother, pas shumë vitesh Stenaldo takon të vëllanë, të gjithë në lot

Një surprizë emocionuese ndodhi këtë mbrëmje për Stenaldon. Pas shumë vitesh, ai u takua me…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Tensione në BBV, Kristi përplaset me Rogertin dhe e lag me ujë (Video)

Një debat për menaxhimin e buxhetit ka shkaktuar tension mes banorëve në shtëpinë e Big…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Kinematografia turke në zi! Ndahet nga jeta aktori i famshëm turk i serialit “Ezel”!

Ndahet nga jeta në moshën 45-vjeçare aktori i famshëm turk Kanbolat Görkem Arslan. Arslan, i…

LEXO ME SHUME
Categories Showbiz

Në rolin e opinionistes në BBV, Kryemadhi tregon si e priti ftesën

Në një intervistë për Top News, Monika Kryemadhi tha se në fillim kur mori propozimin për…

LEXO ME SHUME