Categories Lajme

A do të përshpejtohet anëtarësimi i Shqipërisë në BE për shkak të luftës në Ukrainë? Bettel: Kriteret e Kopenhagenit duhet të plotësohen

Kryeministri Edi Rama priti këtë të premte në një vizitë zyrtare kryeministrin e Luksemburgut Xavier Bettel. Gjatë konferencës së përbashkët për shtyp ata u pyetën nëse do të ndikojë lufta në ukrainë në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Kryeministri i Luksemburgut Bettel deklaroi se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi ka kritere dhe ato duhet të zbatohen.

“Unë do t’iu zhgënjej passi nuk është përgjigjja që do doje të dëgjonit. Kemi rregulla kriteret të cilat duhet të plotësohen. Nuk do të mund të themi se për shkak të luftës të lëmë mënjanë kriteret e Kopenhagenit dhe të përshpejtojmë procesin e integrimit.

Gjiathashtu nuk dua që të thuhet se Shqipëra  e mori statusin e vendit për shkak të luftës në Ukrainë. Kemi kritere kriteret janë zbatuar, ato janë plotësuar”

Nga ana tjetër Rama tha:“Kam thënë që ne e meritojmë çeljen e negociatave. Kam thënë jemi gati për hapjen e negociatave jo për anëtarësuimin në BE. Procesin për hapjen e negociatave ne duhet ta bëjmë për veten tonë, pasi përmes përmbushjes së atyre kritereve ne do të ndërtojmë shtetin evropian këtu. Procesi i negociatave është një proces fantastic i transferimit të dijes institucionale dhe ne duhet ta bëjmë për veten tonë.

Ne nuk kemi arsye të kërkojmë përshpejtime artificiale për shkak të luftës në Ukrainë.

Unë edhe në Kiev thashë se statusin e vendit kandidat, ukrainasit nuk duhet ta marrin si anëtarësim pasi do të zhgënjehen.

Procesi i antëarësimit nuk mund të përshpejtohet vetëm duke përmbushur detyrat. Kjo është detyra jonë dhe no di ti bëjmë për veten tonë”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

”La Repubblica”: Shqipëria ndër destinacionet më të preferuara për verën 2026

Përvoja autentike, çmime të përballueshme dhe destinacione më pak të mbushura me njerëz, shkruan gazeta…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tentoi të vidhte një motor, arrestohet pas ndjekjes 20-vjeçari

Një 20-vjeçar është arrestuar nga Policia e Vlorës, pasi dyshohet se tentoi të vidhte një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Gjendet i pajetë taksisti në zonën e Oxhakut, dyshohet se…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Tiranë, ku një person është gjetur pa shenja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Çifti i të rinjve shkon për të blerë një “Land Rover”, por e vjedhin! E mitura në timon e përplas gjatë arratisë në Vlorë

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Dhërmi të qarkut Vlorë, teksa Policia arrestoi një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje në tarracën e pallatit, arrestohet 57-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës vuri në pranga një 57-vjeçar i cili ndërtoi pa leje duke shfrytëzuar…

LEXO ME SHUME