Categories Lajme

A do të tërhiqet nga ankimimi në gjykatë? Flet Enkelejd Alibeaj

Kreu i Grupit Parlamentar Demokrat Enkelejd Alibeaj deklaroi se nuk do të tërhiqet nga ankimimi për vendimin e gjykatës së mandaton Komisionin e Rithemelimit për të drejtuar partinë.

Ai tha se në momentin kur gjykata të flasë me vendim të formës së prerë, ai dhe të tjerët që kanë dalë kundër, do të heshtin.

“Procese të nxituara kjo parti ka bërë diku. Duhen procese që të japin sinjale të forta të bashkimit te njerëzit tanë që këto 7 muaj i kanë kthyer kurrizin njëri tjetrit. Po pranojmë të operohet në këtë mënyrë. Ështrë propozim i mirë. I ndarë nga shumica.  Kjo ishte pak a shumë ajo që u fol.  

Dua të tregoj që edhe sikur një hapësira e vogël të jetë duhet ta eksplorojnë. Çështja e votës çon në një pikë pa rikthim. Pati edhe modalitete për një kongres bashkimi. Dy pika janë ato që u rrahën. Çfarë është bërë deri tani është e padobishme për PD dhe për projeksionin e zgjedhjeve. Një process i përbashkët i cerifikuar zgjedhjes që fillojnë nga baza dhe shkojnë lart.

Propozimi i shumicës së deputetevë ishte që ajo që quhet baza e demokratëve duhet të jetë e garantuar. Duhet të jetë e para. Pati edhe propozime të tjera për nivelet lart. Kam qenë këtu para dy javësh, Ditën kur u dha vendimi. Ju i keni parë konsideratats e mia që ishte një vendim i paligjshëm, në konflikt interesi të vetëdeklaruar nga vetë gjyqtari. Deklarova që do bëj ankimimin. Është një e drejtë kushtetuese. Besoj që ankimi është një mjet që e çon çështjen në gjykatë.

Një parti që synon qeverisjen kurrsesi nuk mund t’u japë shërbim njerëzve dhe të thotë të mos respektojmë gjykata. Kur të flaës gjykata me vendim të formës së prerë unë dhe të tjerët do të heshtim. Deri në atë moment kemi të gjithë hapësirat. Vajtja në gjykatë nuk përjashton eksplorimin e mundësive për të gjetur bashkimin. Nëse gjej bashkimin unë këtu nuk kam më nevojë për gjykatë”, tha Alibeaj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME