Categories Lajme

A duhet të ndahet Shqipëria nga Maqedonia e Veriut në rrugën drejt BE? Si përgjigjet Roth dhe Rama

Ministri gjerman për Evropën, Michael Roth, teksa po mban një konferencë për shtyp bashkë me kryeministrin Edi Rama është pyetur lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe nëse këto dy shtete duhet të ndahen në këtë proces.

Roth ka thënë se duhet punuar me të dy shtete, ndërkohë që ka shtuar se Maqedonia dhe Shqipëria i kanë përmbushur kushtet por së fundmi problemi qëndron tek ngërçi i krijuar mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut.

“Në politikë vendoset jo vetëm sipas ndjesive por edhe sipas fakteve. Faktet në rastet e këtyre dy shteteve e kanë përmbushur kushtet. Për këtë arsye me të dy shtetet duhet të nisin këto negociata. Tani duhet të fillojë ky proces. Për këtë po punojmë për të biseduar në kuadër të presidencës së Këshillit Evropain. Kemi negociuar me Bullgarinë dhe Maqedoninë e Veriut nga presidenca portugeze. Kjo mund të mbërrihet me 22 qershor”.

Ndërkohë kryeministri Edi Rama është shprehur se Shqipëria do vazhdojë të punojë pavarësisht vendimit që do të marrë Bashkimi Evropian.

“Të jemi të qartë se nuk diskutohet ta konsideroja një çlirim të madh pas kaq kohe pritje tek dera. Na u tha se do hapet dhe dera nuk është hapur. Por edhe nëse nuk hapet nuk do të jem absolutisht i shqetësuar kur nuk u hap herën e parë dhe herën e dytë. Se besoj shumë që ky është një proces që lidhet me ne dhe me vendin tonë dhe me fëmijët tanë. Ne nuk i bëjmë reformat dhe përpjekjet se pse na i kërkojnë në Paris në Berlin apo Bruksel. Por se kjo është e duhura.

Natyrisht vetëm duke bërë këtë dhe më shumë në funksion të procesit ne do arrimë tu japim fëmijëve tanë Shqipërinë Evropiane si një shtet anëtar i BE. Ndërsa se kur ndodh me njohjen e punës së bërë nga ne, kjo nuk është detyra jonë. Kjo është detyra e tyre.

Ndahet nuk ndahet kjo nuk është e jona por çështje e KiE. Është e qartë se vendimmarrja lidhet në këtë situatë me çfarë duan të bëjnë ata dhe jo me çfarë kemi bërë ne. Ne do vazhdojmë ta bëjmë punën tonë. Ne jemi në disa aspekte më para se ata që po negociojnë por kjo nuk do thotë asgjë se ne po bëjmë detyrën. Si të rrisim më shumë kërkesën ndaj vetes dhe si të bëjmë më shumë. Se çfarë do vijë nga ata do jetë e mirëseardhur.

Nëse do vonojë do punojmë dhe do presim deri kur të vijë. Në fund këto janë aspekte formale. Por përmbajtjen nuk na ndalon kush ta pasurojmë. Ne punojmë ngushtësisht me gjermanët. Reforma në drejtësi nuk do ndalojë. Nëse nuk hapen dyert. Reforma do vazhdojë sfida është si ta bëjmë më mirë punën tonë. Ky është fillimi i një rruge të gjatë. Se është bërë sikur në 22 qershor do merret vendimi. Por do na e japin apo jo është çështje kohe.”tha kryeministri Edi Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Atentati mafioz/ Po lëvizte me motor, ekzekutohet 41-vjeçari në Selanik, në atentat mori pjesë edhe një grua

Një 41-vjeçar është qëlluar për vdekje në Selanik. Sipas mediave greke 41-vjeçari ka marrë plagë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Makina del nga rruga dhe përfundon në Lanë, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Në zonën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shiste kokainë në zona të ndryshme të qytetit, arrestohet 41-vjeçari në Vlorë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Vlorë, pasi shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rindërtimi pas tërmetit/ Rama u dorëzon qytetarëve çelësat e 404 apartamenteve në Vorë: I keni prona tuajat, pa asnjë kredi apo borxh

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Vorë ku ka dorëzuar banorëve të cilëve u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3” vihet në pranga 41-vjeçari

DVP Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”. Shiste doza kokaine, në lagje të ndryshme…

LEXO ME SHUME