Categories Lajme

“A e di se na ke borxh”/ Fjalët e fundit të 47-vjeçarit Prek Tonaj përpara se të ekzekutohej me breshëri kallashnikovi

“A e di se na ke borxh”. Këto ishin fjalët e fundit të 47-vjeçarit Prek Tonaj drejtuar autorit i cili u ekzekutoi me breshëri kallashnikovi mbrëmjen e djeshme në një lokal në Shkodër.

Autori, ende i paidentifikuar nga policia, hyri brenda lokalit duke i bërë thirrje personave të tjerë që të mos lëvizin, “përndryshe ju vr ava”. Ngjarja e rëndë ndodhi në fshatin Grudë të Re ku viktimë e atentatit mbeti Prek Tonaj, punonjës i “Ujësjellësit” në Shkodër.

Ekzekutimi i 47-vjeçarit ka ndodhur për motive hakmarrje si pasojë e një zinxhiri vrasjesh ndër vite në zonën e Shkodrës. Të dyshuarit kryesor të ekzekutimit janë familja Ksolla nga Dukagjini por nuk përjashtohet edhe ndonjë pistë tjetër sepse familja Tonaj ka patur dy hasmëri. Prek Tonaj është vëllai i tretë që vritet.

Historia nisi në komunizëm kur Pal Ksolla pas një debati në burg vrau shtetasin Nikoll Tonaj, vëllain e Prekës.

Në vitin 1996 familja Tonaj merr gjakun e vëllait duke vrarë shtetasin Pal Ksolla. Dhjetë vite më parë familja Tonaj u përfshi edhe në një konflikt tjetër me fisin Hasanaj që zanafillën e ka për çështje votash në zgjedhjet e asaj kohe.

Pak kohë më pas në një urë në Dukagjin pas një debati verbal familja Hasanaj vret shtetasin Zek Tonaj duke bërë që të jenë dy të vrarë në dy konflikte të ndryshme.

Për të ardhur tek mbrëmja e djeshme ku mbeti i vrarë vëllai i tretë Prek Tonaj. Nga policia dyshohet se 47-vjeçari mund të jetë vrare nga djemtë e Pal Ksollës por deri me tani efektivët nuk kanë arritur që të mbledhin prova të mjaftueshme për të identifikuar autorin dhe për ta arrestuar atë.

Policia ka bërë kontrolle të shumta por nuk ka arritur të gjejë autorët. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Në total në këto konflikte janë pesë të vrarë./Panorama

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME