Categories Lifestyle

A e ka ende reputacionin e mirë vera e kuqe?

Përderisa në verë ka elemente që janë të mira për shëndetin, alkooli është ai që krijon probleme tek organizmi, raporton Yahoo. Resveratrol është substancë që gjendet në rrushin e kuq, me të cilin bëhet vera e kuqe. Kjo substancë vepron ashtu si antioksiduesit, duke ndihmuar në mbrojtjen e trupit nga radikalet e lira, të cilat shkaktojnë dëmtime të qelizave që mund të çojnë në kushte kronike të tilla si sëmundjet kardiovaskulare dhe kanceri.

Për shkak që vera e kuqë ka përmbajtje të resveratrolit thuhet se është e mirë. Një gotë verë e kuqe në ditë mund të ndihmojë në sëmundjet kardiovaskulare dhe mund të ulë rrezikun nga kanceri e diabeti i tipit 2. “Ideja se pirja e një gote verë të kuqe mund të ketë përfitime për shëndetin e zemrës vjen nga një episod i vitit 1991, kur Morley Safer foli për ‘paradoksin francez’ (verën). Pasi u transmetua ai episod, shitjet e verës së kuqe u rritën në qiell”, ka thënë për Yahoo, Heather Hausenblas, shefe ekzekutive dhe themeluese e “Wellness Discovery Labs”.

Termi “paradoks francez” u shpik nga shkencëtarët dhe bazohet në konceptin se francezët mund të konsumojnë ushqim me yndyrë të lartë dhe të pinë verë të kuqe dhe priren të kenë norma më të ulëta të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me amerikanët. Mjekët mendojnë se vera e kuqe mund të jetë duke ndihmuar “shkarkimin e depozitave të yndyrës” jashtë trupit.

Alkooli, pavarësisht se çfarë lloji, nuk është aq i mirë për organizëm. Një rishikim sistematik i vitit 2023 dhe meta-analizë e botuar në revistën “JAMA Network Open” që shikoi zakonet e pirjes së gati 5 milionë njerëzve zbuloi se konsumimi edhe i sasive të ulëta të alkoolit (rreth dy pije) në baza ditore nuk tregonte se mund të ketë rrezik më të ulët të vdekjes. Përkundrazi, rriti rrezikun. OBSH-ja e ka vendosur alkoolin në grupin me rrezikun më të lartë, ku përfshihen edhe asbesti, rrezatimi dhe duhani, si substancë toksike që mund të shkaktojë të paktën shtatë lloje kanceri, përfshirë atë në gji dhe zorrë të trashë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME