Categories Lajme

A e parashikoi filmi hollivudian virusin?

Tre qytete të mëdha në Kinë janë izoluar nga frika e përhapjes së një koronavirusi vdekjeprurës. Bëhet fjalë për 20 milionë banorë, të cilët druhen se mund t’u mbarojnë ushqimet. Pamjet që vijnë nga këto qytete i ngjajnë filmave me zombie.

Por në fakt, ka një film Hollivudi që po përflitet shumë këto ditë në media. Fansat e filmit “Contagion” me Matt Damon thonë se ngjashmëritë me atë që po ndodh në Kinë tani janë të frikshme. Në filmin e vitit 2011, Pacientja Zero, një amerikane e quajtur Beth Emhoff (Gwyneth Paltrow), preket nga sëmundja fatale pas një udhëtimi në Hong Kong. Por ajo që po i shokon fansat ka lidhje me burimin e sëmundjes.

Në film tregohet se bartësi fillestar i virusit është një lakuriq. Madje një lakuriq frutash. Një derr e ha këtë lakuriq dhe më pas një shef kuzhine blen derrin dhe e dërgon për gatim. Teksa po merrej me derrin, ai nuk i lan duart kur takon një kliente, pikërisht amerikanen Beth Emhoff. Pasi i jep dorën, ai i transmeton virusin e marrë nga lakuriqi dhe derri, duke e bërë Pacienten Zero. Virusi që po terrorrizon Kinën thuhet se ka ardhur nga supa e lakuriqit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Hënë 14 Shtator 2026

Dashi Natyra juaj optimiste nuk do t’ju lërë në asnjë moment të bini pre e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gazetarët, padi në Kushtetuese: Kërkojmë pezullimin dhe shfuqizimin e saj, është censuruese

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH) ka depozituar në Gjykatën Kushtetuese kërkesë padinë për rregulloren…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ilir Meta kërkon zëvendësimin e masës me “arrest me burg”

Dhjetra refuzime në të tre shkallët e gjyqësorit nuk e kanë ndalur ish-Presidentin e Republikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Roskovec/ Sulmoi me çekiç babain e ish-bashkëjetueses, i plagosuri dërgohet me urgjencë në spital, autori arratiset

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Viti i ri shkollor, mbi 340 mijë nxënës në të gjithë vendin! 25 mijë prej tyre ulen sot për herë të parë në banka

Në të gjitha shkollat e vendit sot ka nisur viti i ri mësimor. Mbi 340…

LEXO ME SHUME