Categories Covid-19, Lajme

A ju mbron vaksina që do të vijë në Shqipëri nga variantet e reja të Covidit? Publikohen rezultatet e studimit që sqaron gjithçka

Një studim gjeti se vaksina e krijuar nga kompanitë Pfizer dhe BioNTech është efektive edhe ndaj dy varianteve të reja të koronavirusit, që janë më ngjitës. Dy variante të reja të COVID-19 fillimisht u identifikuan në Britani të Madhe dhe Afrikë të Jugut.

Sipas rezultateve paraprake të studimit të kryer nga kompania Pfizer dhe Dega e Mjekësisë në Universitetit të Teksasit, vaksina me gjasë mund të ketë 95 për qind efektivitet ndaj varianteve të reja të koronavirusit, transmeton Dpa. Hulumtuesit kanë kryer teste laboratorike, ku kanë testuar mostrat e gjakut të 20 pacientëve të cilët kanë marrë vaksinën e Pfizer/BioNTech. Ata gjetën se këto mostra kishin nivele të neutralizuara të antitrupave, që luftojnë ndaj varianteve të reja të virusit.

Këto rezultate konfirmojnë pohimet e imunologëve se edhe pse virusi ndryshon formën e tij përmes mutacioneve, aktinat aktuale duhet të jenë efektive ndaj tij. Këto gjetje ende nuk janë publikuar në ndonjë gazetë shkencore apo nuk janë rishikuar nga ekspertë të pavarur.

Në muajin dhjetor të vitit 2020, Britani tha se ka identifikuar një variant të ri të virusit dhe një mutacion tjetër u gjet në Afrikën e Jugut. Ekspertët thanë se pavarësisht se variantet e reja bëjnë që virusi të transmetohet më shpejt, ato nuk janë më vdekjeprurëse.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME