Categories Covid-19, Lajme

A ka efekt vaksina e tyre për versionin e ri të Covidit? Flet shefi i Pfizer: Na duhen gjashtë javë kohë…

Pfizer dhe Moderna po testojnë vaksinat e tyre të koronavirusit për të parë nëse ato funksionojnë kundër versionit të ri të virusit që është shfaqur kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar dhe vendet e tjera, dhe po gjen përhapje të gjerë. Shefi i BioNTech Ugur Sahin deklaroi se ai është i bindur që vaksina e kompanisë do të jetë efektive kundër variantit të ri të koronavirusit. “Gjasat që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta”- tha ai. Sipas tij një përshtatje e vaksinës me variantin e ri të virusit që u shfaq në Britani “do të zgjaste gjashtë javë”.

Në deklaratën e tij ai pranoi se kërkohen më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë.

“Bazuar në të dhënat e deritanishme, ne presim që imuniteti i shkaktuar nga vaksina Moderna të jetë mbrojtës ndaj varianteve të përshkruara kohët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar. Ne do të kryejmë teste shtesë në javët e ardhshme për të konfirmuar këtë pritje”- thuhet në deklaratën e Moderna-s.

Pfizer tha se tani po “gjeneron të dhëna” se sa mirë mostrat e gjakut nga njerëzit e imunizuar me vaksinën e saj “mund të jenë në gjendje të neutralizojnë llojin e ri nga Britania e Madhe”. Koronavirusi i ri ka pësuar mutacion edhe më parë, dhe të dy kompanitë thonë se kanë zbuluar se vaksinat e tyre funksiononin kundër variacioneve të tjera të virusit. Deklaratat nga të dy kompanitë pasqyrojnë shqetësimin global në rritje për një variant të ri të koronavirusit të ri ,që është përhapur me shpejtësi në Mbretërinë e Bashkuar. Ekspertët nuk janë të sigurt për rëndësinë e këtij mutacioni, megjithatë një numër vendesh, , kanë vendosur kufizime për udhëtarët në Mbretërinë e Bashkuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME