Categories Lajme

A ka në dorë Shqipëria të ecë para RMV për anëtarësimin në BE? Rama: Në rast se Franca nuk do ta ndajë dot, ne mund të fillojmë të trokasim derë më derë

“Anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian është i lidhur me anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Ka njerëz që thonë se aplikimi i Shqipërisë për anëtarësim në BE duhet të ndahet nga ai i Maqedonisë së Veriut, që vendi ynë të vlerësohet për meritat e veta. Të tjerë thonë që duhet të vazhdojmë të presim Maqedoninë e Veriut. Si mendoni ju?”

Kjo është pyetja e 11-të e qeverisë në pyetësorin drejtuar qytetarëve shqiptarë në kuadër të “Këshillimit kombëtar”, por sa e ka në dorë Shqipëria ndarjen e rrugës së integrimit nga vendi fqinj? Kryeministri Rama deklaroi sot në emisionin “Open” se Shqipëria ka shumë në dorë, dhe është një politikë agresive në dyert e Europës për t’u ndarë nga Maqedonia e Veriut.

“Për sa i përket ndarjes nga Maqedonia kemi shumë në dorë. Patjetër ka shumë në dorë Shqipëria. Kemi pasur në dorë të bëjmë një politikë agresive ndarjeje dhe të shkojmë në çdo derë dhe çdo debat me europianët dhe të themi ç’punë kemi ne që na mbani këtu.

Kjo është një politikë tjetër nga politika që kemi ndjekur deri sot që kemi pranuar të mos flasim, të mos kërkojmë ndarje por të ecim paralelisht për arsye të një vendimmarrje të bazuar në disa argumente. Në rast se Franca nuk do ta ndajë dot, atëherë është e arsyeshme të mendohet që ne mund të ndryshojmë vijë dhe të fillojmë të trokasim derë më derë për ta ndarë Shqipërinë nga Maqedonia. Natyrisht marrja e mendimit të njerëzve është shumë e rëndësishme këtu për qeverinë”, tha Rama.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME