Me ardhjen e koronavirusit në Shqipëri, qeveria ka marrë masa për parandalimin e përhapjes së saj. Kryeministri i vendit Edi Rama njoftoi për masat që qeveria do të marrë si dhe u bëri thirrje qytetarëve që të vetë izolohen në shtëpitë e tyre. Ai gjithashtu njoftoi se do të vendoste patrulla policie nëpër pika të ndryshme në vend.
Emisioni investigativ “BOOM”, menjëherë pas fjalës së kryeministrit solli një vëzhgim mbi situatën në kryeqytet gjatë ditës së sotme. Nga ky vëzhgim rezulton se pronarët e lokaleve kanë zbatuar me përpikmëri urdhrin e kryeministrit për mbylljen e tyre.
Shumë pak lokale janë të hapura për qytetarët. Gjithashtu të vetmet biznese që janë të hapura janë farmacitë, furrat e bukës, supermarkete dhe tregjet ushqimore. Nga ky vëzhgim, shohim dhe se qytetarët janë ndërgjegjësuar vetë dhe kanë marrë masa duke vendosur maska e doreza.
