Najada Como Shefja e shërbimit ínfektiv, ka folur për zbulimin e rëndësishëm të OBSh për iláçin që trajton pacientët e ínfektuar me korònavirus. Ajo sqaroi se Ministria e Shëndetësisë e ka siguruar “deksametazonin” dhe po përdoret në shërbimin ínfektiv. “Bari dexamethasone është një bar i përdorur në shërbimin ínfektiv dhe vijon të përdoret për personat që kanë insuficiencë respiratore në gjendje të rëndë, pra ajo që në gjuhën mjekësore quhet detresi respirator, që rèndon situatën e këtyre pacientëve”, tha Najada Como, shefe e shërbimit ínfektiv në një prononcim për BallkanWeb.
Ministria e Shëndetësisë ka siguruar medíkamentin në fjalë, bazuar në kërkesat e shërbimit ínfektiv. Së fundmi OBSH përgëzoi rezultatet paraprake të një studimi britanik mbi një medíkament për të lùftuar kundër sèmundjes respíratore, duke e cilësuar si një zbulim revolucionar. “Steroidi i quajtur dexamethasone është medíkamenti i parë që rèdukton vdèkshmërinë tek pacientët e prekur që kanë nevojë për oksígjen apo ventílator”, deklaroi kreu i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus.
“Ky është një lajm i jashtëzakonshëm dhe përshëndes qeverinë britanike, Universitetin e Oksfordit dhe shumë spítale dhe pacientë të Britanisë së Madhe që kanë kontribuar në këtë zbulim shkencor jetësor”, deklaroi ai. Studiuesit i kanë përshkruar rezultatet si një zbulim i madh që do të shpëtojë jete “Testet në 2 104 pacientë kanë treguar se dozat e ulëta të këtij medíkamenti reduktojnë numrin e të vdèkurve me një të tretën e pacíentëve në ventílatorë dhe me një të pestën mes atyre që marrin oksígjen”, njoftuan studiuesit britanikë.
