Categories Lajme

A u helmuan qentë te Liqeni? AMK e APR: Dënojmë ashpër ngjarjen e rëndë, i jemi drejtuar policisë për të hetuar situatën

Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit dhe Agjencia e Parqeve dhe Rekreacionit, si dy institucionet që merren me administrimin e qenve endacakë dhe parqeve publike, kanë dënuar ashpër ngjarjen e ndodhur dje në Parkun e Liqenit, e cila është raportuar me shqetësim edhe nga organizatat për mbrojtjen e kafshëve dhe qytetarë të ndryshëm, për gjetjen e disa katërputroshëve të pretenduar si të helmuar.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, AMK dhe APR bëjnë me dije se po ndjekin rrugën ligjore, duke denoncuar rastin në organet kompetente.

“Lidhur me ngjarjen e djeshme, ne si AMK dhe APR kemi ndjekur rrugën ligjore, duke ju drejtuar organeve kompetente për të hetuar rastin. Nxisim jo vetëm institucionet publike për të gjetur përgjegjësit apo shkaqet e kësaj situate, por gjithashtu inkurajojmë dhe kafshëdashësit që të jenë mirëkuptues deri në zbardhjen e ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të dyja institucionet nënvizojnë se Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e kafshëdashësve dhe qytetarë dashamirës, ka ndërtuar një qendër veterinare për trajtimin dhe vaksinimin e kafshëve të rrugës, ku janë marrë si model praktikat më të mira ndërkombëtare. “Prej një viti, për t’ju ardhur në ndihmë vullnetarëve, por duke siguruar njëkohësisht edhe shëndetin publik të qytetarëve, veterinerët aplikojnë direkt në terren vaksinimin. Ne inkurajojmë edhe adoptimin e qenve nga qendra veterinare, ku shumë prej vullnetarëve, por jo vetëm, kanë mirëpritur dhe marrë në shtëpi qenushë të braktisur”, shton më tej AMK.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë, arrestohet 44-vjeçari, iu sekuestruan 2 paketime me lëndë të dyshuar narkotike

Dyshohet se furnizonte me kokainë zona të ndryshme të Tiranës, arrestohet një 44-vjeçar në Tiranë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës nis fluturimet direkte mes Tiranës dhe Torontos, Kanada

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) njoftoi sot nisjen e fluturimit të parë direkt drejt Torontos,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME