Categories Lajme

“Abuzim marramendës”, Erion Braçe kritikon qeverinë në mes të Kuvendit

Deputeti i PS, Erion Braçe ka kritikuar sërish qeverinë në lidhje me fiskalizmit në vend, ndërsa ka bërë thirrje që të ecet përpara me këtë proces.

Nga foltorja e Kuvendit Braçe tha se nga mungesa e fiskalizmit të tregut të bujqësisë, ky sektor do të marrë goditje të madhe.

“I dyti shqetësim që kam ka të bëjë me tregun e ushqimit, produkteve të freskëta. Tregu është i pafiskalizuar. Sot që flasim nuk funksionon fatura, por copa letre dhe llafet. Abuzim marramendës. Domatja që del nga Divjaka, 60-65 lekë, të shitet në mes të Tiranës me 220 lekë. Paratë që duhet të marrin bujqit, i marrin tregtarët. Ky treg duhet të formalizohet më shpejt. që nga prodhuesit, grumbulluesit dhe tregtarët me pakicë e shumicë.

Përndryshe do të dështojë çdo politikë mbështesë. Qeveria është tërhequr njëra pas tjetrës, por godita në bujqësi do të jetë goditëse në krahun e ofertës. Krijimi i një zinxhiri të madh borxhesh që rëndojnë. Ka grumbullues që kanë përfituar miliona euro në kurriz të bujqve. U prodhua produkti, u shit duhen paratë për të rimbjellë prodhimet. Fiskalizmi në këtë treg është jetik!”, tha Braçe.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën

Greta Gjoci lirohet nga qelia, kthehet në banesë me foshnjën Greta Gjoci, e dënuar me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit

Gramsh/ I riu mbeti i bllokuar në lumin Devoll, shpëtohet nga zjarrfikësit Një i ri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident në Vlorë, përplasen dy automjete, plagoset një prej pasagjerëve!

Një aksident rrugor është regjistruar mëngjesin e sotëm në Vlorë, ku dy automjete janë përplasur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet 27-vjeçari në Librazhd, DETAJE

Një 27-vjeçar është arrestuar në Librazhd në kuadër të operacionit policor të koduar “Zhvendosja”, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali, 59-vjeçari humb jetën në një aksident në punë

Një 59-vjeçar ka humbur jetën pasi ra nga skela e një kantieri ndërtimi në Rivabella…

LEXO ME SHUME