Categories Lajme

Abuzimet e të miturve fshihen. Thirrja e psikologëve: Mos i viktimizoni për së dyti!

Në shkollën 9-vjeçare “Rilindja” në Kavajë, ku ndodhi abuzimi seksual me një të mitur, sot ka një prani më të madhe psikologësh.

Tre janë psikologët e dërguar nga zyra arsimore që po trajtojnë nxënësit e klasave të teta kryesisht pas abuzimit seksual të një të miture 13-vjeçare nga nxënës të kësaj shkolle dhe jo vetëm.

Vetë vajza nuk është paraqitur në proces mësimor, si zgjedhje e prindërve për të mos e ekspozuar me realitetin dhe mentalitetin.

Presidentja e Urdhërit të Psikologut të Shqipërisë, Valbona Treska, thotë se adoleshentët e sotëm janë të “bombarduar” me informacione e video: “Mënyra si adoleshentët janë të ekspozuar nga informacioni, dëshira për të eksploruar dhe eksperimentuar, bën të kemi raste të tilla që filmohet dhe t’u bëhet presion”.

Psikologia ngre alarmin se numri i rasteve që raportohen në polici është vetëm maja e ajsbergut: “Numri i dhunës seksuale që rajonet e policisë raportojnë është shumë më i vogël nga numri real i të abuzuarve seksualisht jo vetëm nga bashkëmoshatarët, por edhe nga familjarët”.

Presidentja e Urdhërit të Psikologut ka një thirrje edhe për mediat: “Mos i viktimizoni për së dyti”.

Treska ngre problemin e mungesës së psikologëve nëpër shkolla: “Një psikolog sot mbulon 2500 nxënës apo edhe më alarmues si rasti i Fierit, ku një psikolog mbulon 10 shkolla”.

Ndërkohë në Kavajë, në shkollën ku bëjnë mësim bashkëmoshatarët e minorenes së abuzuar, është shtuar numri i psikologëve të cilët po trajtojnë fëmijët. Ngjarja e Kavajës ishte e rëndë për të gjithë qytëetin e jo vetëm për të miturit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Zgjodhi një jetë të re larg trafikut të drogës, banda tenton të vrasë 25-vjeçarin shqiptar në Itali!

Ishte një tentativë vrasjeje me armë zjarri që tronditi Miranon në mbrëmjen e 1 korrikut.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shqipëria goditet nga dy tërmete në orët e para të mëngjesit, ja ku ishte epiqendra

Dy tërmete me magnitudë 3.9 dhe 2.0 të shkallës Rihter u regjistruan ditën e sotme…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Golem\ Zaptuan hapësirat publike 3 në hetim! Sekuestrohen 116 çadra dhe 232 shezlongë

Policia e Kavajës ka vijuar kontrollet në vijën bregdetare në kuadër të operacionit “Plazhi i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Muzika e lartë pas orës 24:00, gjobitet me 2 mln lekë pronari i ‘beach bar’ në Himarë

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në zbatim të planit të posaçëm të masave për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për neser, e hënë 27 korrik 2026

Dashi Shume planetë do kenë ndikim te madh sot ne jetën tuaj ne çift. Ata…

LEXO ME SHUME