Categories Lajme

Abuzoi me stafin e linjës ajrore, shqiptari debohet nga Irlanda drejt Rinasit me avion ushtarak

Një burrë që abuzoi me stafin e linjës ajrore u deportua nga Irlanda me një avion ushtarak. Shtetasi shqiptar u shoqërua nga oficerë të armatosur të Byrosë Kombëtare të Emigracionit për në aeroplan në Aerodromin Baldonnel.

Ai u dërgua në Tiranë pasi iu nënshtrua një urdhri dëbimi i nënshkruar nga ministrja e Drejtësisë, Helen McEntee. Arsyeja pse ai u soll në avionin e Forcave të Mbrojtjes Irlandeze dhe Korpusit Ajror Irlandez është për shkak se ai kishte abuzuar me stafin dhe kishte lëshuar kërcënime në një fluturim të mëparshëm komercial.

“Ky fluturim përdoret vetëm pasi të jetë përfunduar vlerësimi i rrezikut nga Garda”- tha një burim për The Sun të cilës Top Channel i referohet.

“Ky individ u tregua më parë abuziv me njerëzit në një fluturim komercial dhe ka pasur shqetësim se ai do të shkaktonte ndërprerje të fluturimit nëse udhëtonte me aeroplan pasagjerësh. Aeroplani ushtarak përdoret aty ku ka kërcënim për dhunë dhe për këtë arsye është përdorur në këtë rast”- thotë burimi i The Sun.

Urdhri i dëbimit kundër burrit ishte lëshuar në prill pasi ai dështoi të merrte azil në Britaninë e Madhe.

Shqiptari kishte mbërritur në Kork në qershor. Ai u arrestua nga Njësia e Gjurmimit të Evaderëve të GNIB-it, të cilët kanë përgjegjësinë për gjetjen dhe arrestimin e të dyshuarve që u është dhënë urdhër dëbimi.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe

Është ndarë nga jeta mbrëmjen e së hënës mjeku i njohur pediatër Edi Tushe. Lajmin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aktorja e njohur turke ndërron jetë në moshën 35-vjeçare…

Aktorja turke, Ece Irtem, e njohur për rolin e saj si Isil në serialin “One…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mimoza Ahmeti fiton Ferma Vip 3

Poetja Mimoza Ahmeti ka triumfuar në edicionin e tretë të Ferma Vip. Ndryshe nga cfare…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet ‘foleja’ e prostuticionit në Fier, arrestohen dy kolumbiane

Dy kolumbiane 20 dhe 30-vjeçe kanë rënë në prangat e policisë së Fierit për prostitucion. D.C dhe G.C…

LEXO ME SHUME