Categories Lajme

Abuzoi seksualisht me dy të miturit shqiptarë, arrestohet pedofili grek

Një 63-vjeçar është arrestuar të dielën në Greqi për abuzim seksual me të mitur, ndërsa sot policia greke ka publikuar detaje shtesë dhe foto të pedofilit. Ai është një shtetas grek, i cili raportohet se ka abuzuar me dy vëllezër të mitur shqiptarë në Agios Panteleimonas.

63-vjeçari kishte joshur dy të miturit 7 dhe 8 vjeç duke i ofruar para për t’i marrë në shtëpinë e tij. Por nëna e djemve, e cila kuptoi atë që kishte ndodhur, njoftoi menjëherë policinë. Autoritetet shkuan në vendngjarje dhe arrestuan 63-vjeçarin. Sikurse raportojnë mediat greke, pedofili kishte kryer vazhdimisht akte seksuale me dy djemtë gjatë 10 ditëve të fundit.

Policia greke, me urdhër të Prokurorisë, lejoi publikimin në media të fotos së pedofilit 63-vjeçar për ta njohur viktimat e tjerë nëse kanë rënë pre e abuzimeve të tij.

63-vjeçari nuk është i panjohur për policinë greke, pasi më parë ka qenë i arrestuar dhe dënuar për krime të ngjashme. Ai ishte liruar nga burgu më 4 Shkurt 2020, pasi ishte dënuar për përdhunim dhe joshje të të miturve.

Hetuesit grekë dyshojnë se numri i viktimave të abuzimit të tij mund të jetë më i madh. Ata zbuluan gjithashtu se përveç dy vëllezërve shqiptarë të mitur, 63-vjeçari ishte afruar së fundmi edhe me një djalë 15-vjeçar nga Rumania.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME