Edhe pse është thënë se nga 1 Janari bastet sportive janë të jashtëligjshme, duket se aktiviteti vijon pothuajse normalisht, madje reklamohet dhe në faqet e gazetave të përditshme sportive.
Ai që është indinjuar mëngjesin e sotëm është Zv.kryeministri i sapo zgjedhur Erion Braçe, i cili ngre pyetjen se kush i ka vendosur koeficentët.
Duket se Braçe është shkëputur disi nga informacionet mediatike, të cilat prej ditësh e kanë lajmëruar këtë fenomen, që vijon të funksionojë.
Postimi i Braçes:
C’eshte kjo faqe me
#KOEFICENTEBASTESH?
Bastet jane te paligjshme ketu!
Kompanite jane mbyllur!
Kush i vendos keto #koeficente?
Per cilen kompani?
Online te huaj apo bodrumi vendas?
Beteja duhet te vijoje!!
Foto e publikuar nga Braçe në instagram